E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ndryshimi ne qeveri per te qene me prane LSI-se

Numri dy i qeverise shqiptare njeherazi edhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta konfirmoi propozimet qe kjo force politike ka bere per ndryshime ne qeveri.

Meta ne nje prononcim per mediat u perqendrua ne levizjen e tij nga Ministria e Jashtme te ajo e Ekonomise duke e cilesuar kete si nje vendim per te qene me prane drejtimit te LSI-se pasi posti si shef i diplomacise shqiptare e ka detyruar qe per rreth 100 dite te jete fizikisht larg vendit.

Ju siguroj se edhe ministri i ri i Jashtem Edmond Haxhinasto do te vijoje me dedikim dhe profesionalizem detyren per te permbushur objektivat e kesaj ministrie dhe te qeverise tha Meta duke mos permendur motivet e largimit nga detyra te ministrit te Ekonomise Dritan Prifti.

Meta ne fillim te prononcimit te tij reagoi edhe ndaj deklarates se kryeministrit grek Jorgos Papandreu i cili tha se vrasja e Aristotel Gumes ne Himare ishte nje shprehje e nacionalizmit shqiptar qe here pas here ve ne shenjester minoritetin grek.

Meta theksoi se marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise jane shume te mira dhe do te vijojne me kete ritem.

Qeveria shqiptare ka mbajtur qendrime te qarta ndaj cdo episodi qe do te cenoje keto marredhenie dhe veprimet ekstremiste tha Meta.

Papandreu ne nje fjalim nga Selaniku kerkoi nga qeveria shqiptare te mbroje minoritetin pasi kjo do te ndikoje ne marredheniet dypaleshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›