E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në thelb të programit të PD, është çështja kombëtare – albanofobia një re që qarkullon në Ballkan

30-11-2012 / Gazeta 55

Mbi 400 të rinj anëtarësohen në Partinë Demokratike. Kryeministri: PS trashëgimtare e atyre që e izoluan Shqipërinë prej 50 vitesh

Më shumë se 400 të rinj dhe të reja të Tiranës, u anëtarësuan sot në Partinë Demokratike. Këto të rinj, që kryesisht janë të njësisë bashkiake të njësisë numër 5 në Tiranë, janë mirëpritur nga vetë kreu i kësaj partie, njëherësh kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një fjalë përshëndetëse, kreu i mazhorancës qeverisëse, Berisha u uroi atyre mirëseardhjen, duke e cilësuar këtë moment si mjaft të rëndësishëm, pasi shpreh besimin që të rinjtë kanë në këtë forcë politike. “Kjo parti si asnjë parti tjetër në Shqipëri është para së gjithash parti e të rejave dhe të rinjve shqiptarë. Këto 22 vite ju të rejat dhe të rinjtë keni qenë energjia e pashtershme e kësaj partie, përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë e PD-së. Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit 90 si partia e aspiratave e idealeve, e ëndrrave kombëtare evropianëve të të rinjve shqiptarë. Do të ishin studentët të rinjtë e tjerë të qytetit, që do të vendosnin në themelet e partisë së tyre vizionin kryesor të saj, vizionin evropian Shqipërinë si Evropa”, vuri në dukje Berisha.
Kreu i qeverisë solli në vëmendje se Partia Demokratike u themelua si parti e interesit kombëtar dhe në themel të saj është pikërisht çështja kombëtare. “Partia Demokratike do të shpallte programin e saj, ku si yll polar do të ishte çështja kombëtare shqiptare. Kjo parti do të themelohej nga studentët dhe studentët. U themelua si parti e misionit dhe e vokacionit evropian dhe perëndimor”, deklaroi lideri i PD.
Ndaj kryeministri Berisha u bëri thirrje të rinjve të mbajnë lart interesin kombëtar, kur tashmë jemi në një shekull Pavarësi. 
Sipas tij, PD sot përjeton një ngjarje të veçantë, pasi anëtarësohen mbi 400 anëtarë të PD në Tiranë. “22 vjet më parë PD u themelua nga të rinjtë, si një parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Çdo i ri dhe e re ku do të gjente parti tjetër veç se PD si parti tërësisht e të rinjve shqiptarëve”, vlerësoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›