E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Negociata për naftësjellësin “Transadriatik 1”

Ky duket se do të jetë projekti më konkret i naftësjellësit që përfshin Shqipërinë pas të shumëpërfolurit “Ambo” dhe që do të ndërtohet nga dy kompani zvicerane dhe norvegjeze.

“Ne po negociojmë me qeveritë e Azebaxhanit, Turqisë dhe shteteve të tjera për ndërtimin e një naftësjellësi që do të kalojë përmes Shqipërisë të quajtur ‘Transadriatik1’ që do të ndërtohet nga dy kompani, njëra zvicerane dhe tjetra norvegjeze. Ndërsa një tjetër projekt i rëndësishëm më diskutim me qeverinë e Katarit është ai për ndërtimin e një impianti rigazifikimi dhe termocentrali me gaz në Seman”, tha Berisha.

Prezantimi i dy projekteve, naftësjellësi dhe rigasifikatori në Seman sipas kreut të qeverisë janë dy mundësi të reja energjie që Shqipëria i ofron investitorëve te huaj ndërsa i deklaroi i bindur se biznesi më i sigurt dhe fitimprurës në vendin tonë është turizimi.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›