Prifti: HEC-e 400 MË mbi Vjosë e Osum
04/11/2009 Konferenca për investimet e huaja. Gara hapet brenda 6- mujorit të parë të vitit 2010
Hidrocentrale me kapacitet mbi 400 megavat pritet të ndërtohen mbi kaskadat e lumenjve Vjosë dhe Osum. Lajmin e ka bërë publik ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti sipas të cilit gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm do të nisin procedurat për tenderin ndërkombëtar. Në konferencën për investimet e huaja, ministri Prifti theksoi se interesi për ndërtimin e HEC-eve të mëdhenj dhe të vegjël vazhdon të jetë prioritet i zhvillimit të këtij sektori, për vetë epërsitë që kanë HEC-et, si burime të rinovueshme kombëtare dhe lokale. Sipas tij, ato kanë kosto të ulët, kanë ndikim minimale në mjedis, ndikim që japin në reduktimin e humbjeve teknike në transmetim dhe shpërndarje, por edhe ndikimin për krijimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike.
Ndërtimi
Studimi i fizibilitetit për këta dy lumenj tashmë ka mbaruar. “Ne kemi dy lumenj që janë akoma të pashfrytëzuar nga pikëpamja hidroenergjetike si Vjosa dhe Osumi, ku mund të ndërtohen disa HEC-e, për të cilin kemi përfunduar dhe studimin e fizibilitetit. Bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, ne parashikojmë që brenda 6- mujorit të parë të vitit 2010 të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion, si një propozim i pakërkuar të disa HEC-eve, me kapacitet rreth 400 megavat në këta lumenj”,- u shpreh ministri Prifti. Sipas tij aktualisht janë shfrytëzuar afërsisht 30-35 për qind e burimeve ujore në vend, gjë që në kushtet e rritjes së kërkesës për energji të pastër, i bën këto rezerva, atraktive e të ekspozuara ndaj investitorëve të mëdhenj. Ministri i Ekonomisë ka theksuar më tej se kuadri ligjor i nevojshëm për të nxitur investimet në energjetikë është gati tashmë dhe kjo sa u përket burimeve hidrike, por edhe burimeve të rinovueshme të energjisë. “Ne sot kemi një kuadër të plotë ligjor e rregullator për ndërtim kapacitetesh të reja prodhuese me koncesion ose jo dhe kemi përgatitur një projektligj për burimet e rinovueshme, duke krijuar kështu një ambient të favorshëm për përfshirjen e investitorëve privatë, vendas apo të huaj,”- ka deklaruar Prifti. Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu 39 marrëveshje të mbrojtjes reciproke dhe nxitjes së investimeve me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe një sërë marrëveshjesh për heqjen e taksimit të dyfishtë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka vlerësuar projektet e rëndësishme që janë duke u realizuar ndërkohë, por edhe ato që janë prioritet i qeverisë, mes të cilave ai ka përmendur projektin e sistemit të interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me vendet fqinje.