E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI distancohet nga deklarata e nënkryetarit të saj

"Deklaratë kontraverse dhe mendim personal i Rafiz Halitit, që nuk korrespondon aspak me qëndrimin e BDI-së rreth çështjes së emrit", deklaroi Musa Xhaferi, anëtar i Kryesisë së BDI-së, duke shtuar se qëndrimin e partisë gjithmonë e shpreh kryetari i saj.

"Ajo është deklaratë personale e një anëtari të Kryesisë së partisë sonë dhe këtu në rrethanat demokratike nuk duhet të jetë diçka e rrezikshme. Qëndrimin e partisë e shpreh kryetari i partisë dhe mendoj se kjo është shumë transparente. Ajo deklaratë e zotit Haliti është dënuar nga anëtarët e partisë me një zhargon demokratik", tha Musa Xhaferi, anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›