E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ngjarja nuk ndikon ne ftesen e NATO-s

Kreu i qeverise mohoi diten e djeshme qe ngjarja e ndodhur 3 dite me pare ne Gradec mund te ndikonte ne marrjen ose jo te fteses se antaresimit te Shqiperise ne NATO. Kryeministri Berisha e konsideroi ngjarjen e Gradecit si nje akisedent i cili mund te ndodhte edhe ne ato vende te cilat jane pjese e aleances se Atlantikut.
" Une nuk mendoj se nje aksident, i cili, per fat te keq, ka ndodhur dhe ne vende te zhvilluara, te pengoje ftesen per anetaresim”, deklaroi Berisha gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, vendet e NATO-s kane informacionin e duhur se Shqiperia ka nje problem shume serioz me municionin kolosal dhe te vjetruar qe disponon dhe eshte duke na ndihmuar aktivisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›