E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jehina mediatike e shperthimit

The Financial TimeS
Stalinizmi risjell viktima
Tragjedi ne nje depo ushtarake prane aeroportit te Tiranes kur ekipe ekspertesh ishin duke c'aktivizuar municionet e epokes staliniste. Shqiperia po shkaterron stoqet sovjetiko-kineze me ndihmen amerikane ndersa pret ftesen e NATO-s.

The Independent
Nuk ishte nje sulm terrorist
Shume njerez, duke perfshire dhe staf ushtarak amerikan, druhet se mund te kene vdekur pas nje depo me municione te epokes sovjetike shpertheu dje ne nje baze te ushtrise shqiptare. Nuk dyshohet per akt terrorist ne ngjarjen me 240 te plagosur.

Deutche Welle
Ne repartin ushtarak ndodhej prej mese nje viti nje fabrike per asgjesimin e municionit luftarak te mbetur qe nga koha e komunizmit. Ne Gerdec e deri ne qytetin e Vores jane rrafshuar shtepi, lokale biznesi, objekte publike etj.

The Sunday Telegraf
Siguria, ne nivel shume te dobet
Mendohet se shkak i shperthimit ka qene gabimi njerezor. Siguria ka qene ne nivel shume te dobet aq sa municioni ruhej ne kutia te pambrojtura. Shperthimi i pare mund te jete shkaktuar nga marrja flake e municionit te vjeteruar sovjetik.

Naftemboriki
Nuk konfirmohen viktima amerikane
Shume amerikane punojne ne zonen ku ndodhi shperthimi fatal afer Tiranes. Por kjo nuk konfirmohet nga Pentagoni, i cili tha se s'kemi te dhena per asnje shtetas amerikan apo ushtarak te vdekur ose te plagosur ne shperthimin fatal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›