Berisha: Fabrika mund te kete punesuar ne te "zeze"
Kryeministri Berisha nuk mohoi dje qe ne fabriken e cmontimit te armatimeve ne Gradec mund te kete pasur edhe punonjes ne te zeze. Ndonese theksoi se nuk kishte informacion te sakte nese kishte apo jo punonjes te pasiguruar ne fabriken ne fjale, Berisha nuk perjashtoi mundesine e ekzistences se tyre.
" Une nuk e perjashtoj absolutisht mundesine e punonjesve ne te zeze ne fabrike. Madje sic e dini, punetoret qe punojne ne te zeze ne Shqiperi i gjen rendom, me gjithe perpjekjet e jashtezakonshme tonat per ta luftuar informalitetit”, deklaroi Berisha perpara medieve. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se nuk kishte siguri edhe nese te gjithe punetoret ne fabrike ishte ose jo te trajnuar per punen qe benin. Kryeministri Berisha theksoi se hetimi do te nxirrte ne pah te gjitha mangesite qe mund te ekzistonin ne fabrike ne lidhje me kushtet e punonjesve. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se nuk kishte asnje te dhene se ne kete fabrike ishin te punesuar femije, pasi nga nga lista zyrtare nuk rezultonte asnje i tille punonjes ne fabrike.