E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, 50 mije Euro per tragjedine

Qeveria e Kosoves ka vendosur te dhuroje nje kontribut prej 50 mije euro per qytetaret e zones se demtuar ne fshatin Gerdec, ne bashkine e Vores. Ne lidhje me kete nisme, kryeministri Berisha priti pasditen e djeshme ministrin e Transporteve te Kosoves, Fatmir Limaj dhe ministrin e Brendshem te Kosoves, Zenun Pajaziti. Gjate takimit ministrat e qeverise se Kosoves i shprehen kryeministrit Berisha mesazhin e solidaritetit dhe te mbeshtetjes vellazerore te Presidentit Sejdiu, Kryeministrit Thaci, qeverise dhe mbare qytetareve te Kosoves per ngjarjen e ndodhur dje ne fshatin Gerdec, ne Bashkine e Vores.
Duke shprehur keqardhjen per ngjarjen e ndodhur, ministri i Transporteve, Limaj theksoi pervec ndihmes financiare qeveria e Kosoves do ti qendroj qeverise shqiptare me te gjitha mundesite afer ne kapercimin e kesaj tragjedie.
" Dje se jane aktivizuar per ndihme ne kete ngjarje edhe ministria jone e Shendetesise, edhe trupat mbrojtese te Kosoves, edhe qytetaret e saj, pra te gjithe kane qene te gatshem per te dhene kontribut, brenda mundesive qe ekzistojne”, deklaroi ne fjalen e tij ministri kosovar i Transporteve. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e vleresoi ndihmen financire te dhene nga qeveria kosovare, duke falenderuar dy perfaqesuesit e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›