Berisha-banoreve: "Do t'jua bejme shtepite e reja"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha ne menyre aktive paraditen e djeshme ka ndjekur ne terren pasojat e lena nga shperthimi ne Grerdec 3 dite me pare. Ai realizoi kontakte personale me banoret e zones se Gradecit, duke i qetesuar ne lidhje me demet e ndodhura ne shtepite e tyre. " Do t'jua bejme shtepite e reja"ka qene premtimi i Berishes gjate takimit me banoret e pastrehe te zones, prane se ciles ka ndodhur shperthimi. Kryeministri theksoi se fillimisht do te behej vlersimi i demeve ne zone dhe me pas kompensimi i banoreve. Ne oret e para te mengjesit Berisha ka vizituara ambientet e Spitalit Ushtarak ne Tirane per tu njohur me nga afer me gjendjen e te lenduarve nga tragjedia. Me pas kreu i qeverise i shoqeruar nga zyrtare te tjere te larte te shtbatit te emegjences ka vizituar shtepite e fshatit Gerdec, duke u njohur me nga afer me demet e shkaktuara nga shperthimi shume i fuqishem i 3 diteve me pare. Ai ka vizituar edhe kovaleshencen e Durresit, ku jane strehuar me dhjetara qytetare te mbetur te pastrehe nga tragjedia e ndodhur ne afersi te fshatit Gerdec.
Spitalet
Si nje mjek ne profesion, kryeministri Berisha e ka nisur diten e djeshme me nje vizite ne spitalin Ushtarak dhe Qendren Spitalore "Nene Tereza"ne kryeqytet. Duke vizitura te plagosurit neper shteterit e spitalit Ushtarak, kryeministri Berisha ka marr informacione te detajuara per gjendjen e tyre shendetesore. Gjate takimit me pacientet qe po kurohen ne kete spital, Berisha ka shprehur edhe angazhimin e plote te qeverise per te dhene cdo ndihme te mundshme, si per kurimin e tyre ne spitalet vendase po keshtu edhe ne ata te vendeve fqinje. Berisha falenderoi nga spitali Ushtarak qeverite e vendeve si Greqia dhe Itali qe jane shprehur te gatshme per te mjekuar te lenduarit rende nga tragjedia e Gradecit.
" Jane nisur mbreme per mjekim me te specializuar ne Greqi 5 te semure dhe 4 te tjere per ne Itali, nderkohe qe mund te nisen edhe te tjere dhe mjeket mund ta shfrytezojne kete rast”, iformoi Berisha paraditen e djeshme. Po keshtu kryeministri falenderoi edhe mjeket shqiptare ne spitalet ku po mjekohen te lenduarit, per punen e tyre te mire ne ndihme te jeteve njerezore. Ne spitalin ushtarak jane trajtuar 169 te plagosur ne gjendeje te rende. Ne kete spital 37 te plagosur nga tragjedia i jane nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale.
Vendngjarja
Kryeministri Berisha zhvilloi nje mbledhje dje ne Vore me Komisionin Nderministror te Emergjencave me qender aty. Pasi u informua per zhvillimet e situaten e ndodhur Berisha deklaroi se qeveria do te shfrytezoj te gjitha resurset e saj per kapercimin e kesaj situate te rende. Me pas Berisha hyri ne fshatin pothuaje te shkaterruar te Gradecit per te pare nga afer situaten e krijuar aty nga shperfimi i fabrikes se armeve 3 dite me pare. I shoqeruar nga zv/kryeministri Gazmend Oketa, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka dhe zv/ministri i Brendshem, Ferdinant Poni vizitoi pjesen me te madhe te shtepive te shkaterruara ne kete fshat. Duke pare nga afer qe zona e Gradecit ende nuk ishte pastruar nga predhat, kryeministri Berisha u beri thirrje te gjithe banoreve te zones te mos kthehen ne shtepite e tyre deri ne momentin kur ky fshat dhe pjeset rreth tij te jene pastruar dhe te jene te sigurta per jetesen e banoreve. Pas kesaj kryeministri Berisha eshte nisur drejt 2 kovalishencave se Durresit, duke ndjekur nga afer gjendjen e te strehurave aty. " Ne do t'jua bejme shtepite e shkaterruara te reja"ka premtuar Berisha gjate takimit ne Durres me banoret e fshatit Gradec. Kreu i qeverise i ka bere thirrje nga konvaleshenca e Durresit te gjithe te pastreheve te tragjedise, duke i ftuar te vijne per strehim ne vendet e posacme qe qeveria ka krijuar per ta.
Numrat e llogarise per donacione ne para:
Raiffeisen Bank
ALL 8003890900
EUR 8000890900
GBP 8002890900
USD 8001890900
Qeveria vuri diten e djeshme ne dispozicion te te gjithe atyre qe duan te dhurojne para per rikuperimin e tragjedise se Gradecit, 4 numra llogarie. Keshtu prane bankes Raiffeisen Bank jane celur edhe numrat e llogarise per ti ftuar qytetaret te japin ndihmen e tyre per te prekurit nga ngjarja ne Gerdec. Keta numra llogari do te shperbjene edhe per donacionet ne para qe do ti akordohen vendit tone nga shtete te huaja ose organizata per ngjarjen e ndodhur. Ne kete kuader qeveria ftohen te gjithe ata qe duan te japin kontributin e tyre ne ndihme te viktimave te tragjedise se Vores dhe familjet e tyre qe te bejne derdhjet e tyre ne keto numra llogarie bankare.