E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk do të mbështes asnjë kandidat në garë

basha-berisha-1-1024x682Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e procesit të zyrtarizmit të kandidatëve të cilët do të kërkojnë të drejtojnë Partinë Demokratike, kreu aktual i saj, Sali Berisha publikoi në rrjetin social Facebook një mesazh drejtuar gjithë anëtarëve të PD-së.
Mesazhi
Në mesazhin e tij, Berisha njofton regjistrimin e kandidatit të parë për këtë garë ndërsa thekson se çdo anëtarë pavarësisht nëse është anëtarë ose jo i PD mund të garojë për të marrë drejtimin e PD-së ndërsa shtoi se dallimi i vetëm për këta kandidatë është se ata nuk janë kandidatë të propozuar nga kryesia. Gara për kryetarin e PD nisi sot (dje) me shpalljen e kandidaturës së parë. Ajo është e hapur për çdo anëtar dhe anëtarë të PD që dëshiron të konkurrojë për lider të Partisë Demokratike. Ditën e enjte kryesia e PD do të mblidhet për vlerësimin dhe shprehjen e mbështetjes së saj për kandidatin apo kandidaturat që mendon se meritojnë të mbështeten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do të thotë se jashtë mbështetjes së kryesisë së PD anëtar apo anëtare të PD mund të pengohen dhe nuk mund të konkurrojnë për kryetar të Partisë Demokratike. Dallimi i vetëm është se ata nuk do jenë kandidatura zyrtare të kryesisë së PD, shkruan Berisha.
Kandidaturat
Kreu aktual i PD-së kërkoi që asnjë prej mbështetësve të përdor pushtetin partiak për të lobuar për një kandidat të veçantë. Sipas Berishës çdo kush që dëshiron të përfshihet në fusha për një kandidat të caktuar duhet që më parë të jap dorëheqjen nga posti që mban në PD apo në qeveri. Në respekt të pushtetit të votës së çdo anëtari të PD kërkoj që askush të mos përdorë pushtetin partiak, publik administrativ që ka në mbështetje apo lobim të një kandidati të veçantë. Pra asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak të postit që ka në mbështetje të një kandidati të caktuar. Në këtë proces çdonjëri prej nesh ka vetëm një votë. Por çdo drejtues në çdo nivel partiak apo në qeverisje ka të drejtë të loboj publikisht për kandidatin e preferuar ose të bashkohet me stafin e tij vetëm pasi ai ose ajo të ketë dhënë dorëheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverisës që mban, shprehet më tej Sali Berisha.

Mustafaj: Kam vite që kam kërkuar reformimin e PD
Ish themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj shprehet se ai prej vitesh ka kërkuar riformimin e PD-së por kjo gjë sipas tij nuk është dëgjuar nga askush. Në rrjetin social Facebook, Mustafaj bën publik një memorandum të cilin ja ka paraqitur Këshillit Kombëtar të PD-së në vitin 2009. Përftoj nga rasti të risjell në vëmendjen tuaj memorandumin që paraqita në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar qysh nga viti 2009. Ishim në forumin më të lartë drejtues të partisë. Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim, siç thuhet në Bibël. Por, nuk pati veshë për të më dëgjuar. Duke e sjellë edhe njëherë në vëmendje, ndoshta i ndihmoj sadopak edhe kandidatët për kryetar në hartimin e platformave të tyre zgjedhore, shprehet Mustafaj. Në vijim, Besnik Mustafaj bën publik katër pikat e memorandumit të tij, duke nisur që nga moskonstituimi i rrjedhshëm i Këshillit Kombëtar, mos zbatimi i statutit të partisë si dhe largimin e PD-së nga identiteti i saj, dhe nga modeli i partive të djathta evropiane. Në përfundim të moratoriumit të tij Mustafaj shprehet se jam i bindur se janë të gjitha mundësitë për ta shndërruar këtë mbledhje të parë të Këshillit të ri Kombëtar në një gjenerator transformues për krejt partinë. Nuk shoh rrugë tjetër më të mirë për ti dhënë asaj besueshmërinë e nevojshme për ti fituar me 8 maj zgjedhjet lokale në Tiranë dhe në mbarë vendin. Vetëm duke ndjekur me guxim rrugën e reformimit të shpejtë e të thellë të partisë do të zbulojmë te vetja rezerva të reja për të përfunduar me nder mandatin e besuar nga populli për të qeverisur deri në vitin 2013 dhe do të jemi të përgatitur për të kërkuar një mandat të tretë. Ne duhet të provojmë para shqiptarëve se jemi në pushtet jo pse kemi përballë një opozitë të keqe e pa alternativë, por sepse Partia Demokratike në vetvete, jashtë krahasimit me kundërshtarin, është forca politike më e denjë, më vitale, më modern për ta qeverisur vendin.

Kandidimi i Biberaj, Paloka: Do zgjedhim
kreun e PD dhe jo të ndonjë partie tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se ai nuk do të kandidojë për kryetari të Partisë Demokratike, pasi sipas tij të zëvendësosh Sali Berishën në PD është një peshë shumë e madhe. Duke u ndalur tek humbja e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, Paloka tha se përgjegjësia më e madhe për këtë humbje bie mbi ata të cilët mbanin poste në PD. Partia Demokratike ka përgjegjësinë e saj. Berisha doli i pari dhe deklaroi se si kryetar i PD-së ai ka përgjegjësinë kryesore, mbajti pozicionin e tij. Por sigurisht ka dhe të tjerë që mbajnë përgjegjësi më tepër se sa anëtarët e thjeshtë apo ata që nuk kanë pasur, le të themi, funksione apo poste në PD, tha Paloka. Lidhur me kandidimin e Aleksandër Biberaj për kreun e PD-së, Paloka thotë se nuk kam ndonjë gjë direkte me Biberaj, por ne po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, jo për kryetar të partive të tjera.

Faqe 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›