E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk e cenojmë fisnikërinë e votës në Tiranë

Fillimisht, Berisha vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në zgjedhje, duke e vlerësuar si një dëshmi që Shqipëria nuk po braktiset dhe se shqiptarët po e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Kjo dëshmon se Shqipëria nuk po braktiset dhe po mbushet, se njerëzit në këtë vend kanë shpresë, besim dhe do të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë. Kam një mirënjohje për të gjithë ata që votuan mazhorancën aktuale që prej vitit 1990.  Qytetarët votuan në mënyrën më evropiane”, theksoi Berisha.

Por, ashtu sikurse dihet, problemi i këtyre zgjedhjeve nisi pas ditës së votimit dhe për këtë, Berisha shprehet se kryetari socialist, Edi Rama kërkoi me ngulm shpalljen e rezultatit. “Pas kësaj dite nis rrethimi i KQZ-së nga protestuesit, pasi dikush kërkon të mos njohë votën e qytetarit. Z. Rama ka qeverisur Tiranën në 11 vjet, por më 8 maj qytetarët e Tiranës i dhanë Aleancës për Qytetarin një fitore të katërfishtë. Me gjithë këto rezultate të qarta në ditë me diell, presim vendimin e institucioneve kushtetuese të vendit. Në këtë kontekst, çdo qëllim tjetër do të përlyente qëllimin fisnik të qytetarëve shqiptarë më 8 maj. E kundërta ndodh. Z, Rama në mënyrë ultimative, sapo përfundoi gara, pa u certifikuar asnjë rezultat shpalli fitoren, duke harruar se Tirana ka një KZAZ, që me ligj i është vendosur KQZ-së”, sqaroi kryeministri.

 Ai solli disa raste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Itali dhe Austri, ku votat e hedhura në kutitë e gabuara janë numëruar dhe kanë shkuar për kandidatët ose partitë përkatëse. “Ftoj z. Rama të përdor fabrikën e mendimit dhe të klikojë në google, kur votat e hedhura në kutitë e gabuara, janë numëruar. Janë me qindra raste në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe para dy vitesh kur u bënë zgjedhjet vendore dhe për Parlamentin Evropian. Kjo ndodh në Itali, në Austri. Vota ka një kriter në botën e qytetëruar, vlefshmëria e saj, aty ku qytetari ka vendosur”, u shpreh ai.

Nis punimet Kuvendi, dy deputetë të PS thyejnë bojkotin
Tiranë (10:47:) – Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur seancat parlamentare pas një ndërprerje disa javore për shkak të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Opozita nuk ka marrë pjesë në seancë, pasi ka vendosur t’i bojkotojë ato, por përjashtim kanë bërë dy deputetë të Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani.

Në nisje të seancës, deputeti Islami bëri thirrje që të dëgjohen mesazhet ndërkombëtare dhe kërkoi nga politika në përgjithësi të reflektojë.

“Besoj se të gjithë kanë lexuar me vëmendje mesazhin e zyrtarit amerikan, një interviste ekselente për të përshkruar zgjedhjet. Mesazhi është reflektim i thellë nga gjithë palët, bashkëpunim në funksion të interesave dhe integrimit. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme dhe këtë kërkesë të parë për refkektim ia drejtoj grupit tim parlamentar, kreut të PS-së, Ramës, kryeministrit Berisha dhe ju, për të qenë sa më të kujdesshëm për të shmangur cdo lloj provokimi që mund të duket dhe për të qenë të kujdesshëm me kalendarin deri sa të vendosë Kolegji Zgjedhor”, tha Islami. 

/Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 12:07
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›