E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor, rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste për vonesën e shpalljes së rezultatit të njësisë numër 5 në Tiranë. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas ankimimit të PS-së, e cila pretendon se tabela e rezultateve të njësisë 5 nuk u publikua në afatet e duhura.
 

Trupi gjykues i përbërë nga relatori Petraq Dhimitri dhe nga gjyqtarët Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qirjazi dhe Sashenka Jonuzi kanë vendosur që të rrëzojnë kërkesën e PS-së për mosshpalljen në kohë të rezultatit në KZAZ- 49, në kryeqytet.
 

Kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›