E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petroviç: Të hapin një faqe të re dialogu

"Është tepër e rëndësishme që të kthejmë një faqe të re në jetën tonë dhe të krijojmë një histori të re duke bashkëpunuar për një standard më të mirë për dy komunitete tona", tha Petroviç, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. 

"Ndarja, apo shkëmbimi i territoreve në Kosovë, për ne ndahet në sukses dhe mossukses. Ne duam të jemi pjesë e BE-së. Duam të punojnë në këtë drejtim. Asnjë nga këto ide nuk ka marrë mbështetjen e Brukselit, apo Uashingtonit, e për pasojë, jemi kundër", vijoi ai. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto tha se institucionet dhe drejtuesit kosovarë duhet të bashkëpunojnë  për t'i sjellë dy komunitete, serb dhe shqiptarë, më pranë njëri-tjetrit.

"Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një proces i cili do të sjellë një ritëm të ri në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian", tha ai duke shtuar se dialogu për çështjet teknike dhe praktike mes dy shteteve do të sjellë ndryshime të jetës së dy komuniteteve dhe një ritëm të ri të procesit të integrimit të Kosovës në BE.

"Procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe integrimi i saj në BE janë të pandalshme dhe se deklaratat për një ndarje të Kosovës janë teori të dështuara", përfundoi ministri i Jashtëm. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 12:46
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›