E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Drejtësia të mos shohë majtas dhe djathtas

Gjatë një komunikimi me gazetarë, Rama u shpreh se Berisha i ka vjedhur vazhdimisht votat.

"Tashmë pasi humbi thellë kudo, edhe në Tiranë, Saliu vazhdon të shkelë çdo rregull dhe çdo normë elementare të traditës shqiptare, duke arritur deri në shfaqjen televizive të një vjedhjeje të hapur dhe duke u bërë avokati i kësaj vjedhjeje në foltoren e Kuvendit.

Përmbysja e rezultatit në tavolinë është një qëllim i shpallur prej tij, siç theksohet edhe në raportin e ODIHR-it, ku tre ditë pas numërimit transparent, lëshoi thirrjen për përmbysjen e rezultatit”, u shpreh Rama. Sipas tij, Berisha flet për të drejtën e votës, teksa ai është që ka shkelur historikisht këtë të drejtë. “Sot, Sali flet për të drejtën e votës, një të drejtë që e ka shkelur historikisht, duke u përpjekur të ndryshojë rregullat e lojës në fund të lojës. Ne kemi qenë të qartë për të gjitha rreziqet e një procesi zgjedhor me garanci të cunguara”, vijoi ai.

 Rama denoncoi atë që ai e quan “kanibalizëm elektoral”, që sipas tij, ka të bëjë me manipulimin e votave në Tiranë. “Gjuha e presionin ndaj opozitës është konstante pas humbjes therëse të Saliut, nuk ka bën asnjë përshtypje, përkundrazi forcon këmbënguljen tonë për t’i shkuar deri në fund betejës, që nuk është thjesht për një mandat që po grabitet në tavolinë, por për demokracinë shqiptare”, vijoi ai.

Më tej, kreu socialist u shpreh se i takon drejtësisë të japë drejtësi në këto momente. “I takon drejtësisë të bëjë drejtësi, të thotë fjalën e vetë pa parë majtas dhe djathtas, duke parë drejt tek Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi dhe mbi të gjitha tek interesat kombëtare”, u shpreh ai.  /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 13:38
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›