E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk i kemi shitur armë Gjeorgjisë, Rusia aludon

Kryeministri Berisha ka mohuar sot lajmin e dhënë nga mediat ruse se i ka shitur armë Gjeorgjisë për luftën. Në një konferencë për shtyp me homologun islandez, Berisha u përgjigj pyetjes së gazetarëve se nuk ka shitur armë për Gjeorgjinë.

“Gjeorgjia është një vend mik, demokratik i cili do të ketë të gjithë mbështetjen që meriton një vend demokratik dhe mik në situatë të vështirë. Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një invencion” – tha Berisha. Sipas tij Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta ushtrinë e vet, dhe që pësoi një agresion nga Rusia.

“Akuzat ruse nuk më çudisin aspak. Kanë një qëndrim konstant kunder Shqiptarëve. Qendrimi rus ndaj vendeve të vogla sipas mendimit tim është i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO” – përfundoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›