E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tre aksidente brenda 24- orësh

Si pasojë e përplasjeve me makinë janë dëmtuar 3 persona, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital

ELBASAN- Tre aksidente rrugore të regjistruara brenda 24 orësh kanë shkaktuar dëmtimin e tre shtetasve, një prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën në zonën e Elbasanit. Mbrëmjen e së dielës, në vendin e quajtur Kthesa e fshatit Gjocaj, në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë është dëmtuar një shtetase maqedonase Vesa Debrovski, 55 vjeç, nga Gostivari i Maqedonisë. Mësohet se automjeti me targa “SK 053 OR” i drejtuar nga shtetasi Stane Debrovski, 55 vjeç, ka goditur nga pas mjetin me targa “PE 2386 A” i drejtuar nga Ylvi Kruja 27 vjeç. Menjëherë gruaja maqedonase është transportuar në spitalin e Elbasanit ku ka marrë mjekimet e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në afërsi të fshatit Qukës ku janë përplasur dy mjete me targa të Pogradecit dhe targa të huaja. Nga përplasja e mjetit me targa të “PG 4731 B” me drejtues 29-vjeçarin Edio Nasto dhe volksvagen me targa të huaja “TE 170 CR” i drejtuar nga Artur Skura, 25 vjeç. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi Dritan Skuro, i cili ndodhet në spitalin e Librazhdit. Mësohet se drejtuesi i mjetit Artur Skuro është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia. Disa orë më pas një tjetër aksident është regjistruar në rrugën nacionale Elbasan-Prrenjas. Një 35- vjeçare ka mbetur e aksidentuar rëndë pasi është përplasur nga një mjet me targa të huaja i drejtuar nga Gramoz Veliu me banim në Librazhd. Mësohet se 35- vjeçarja Bukurie Çela është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar nëpërmjet një helikopteri në drejtim të Tiranës pasi gjendja e saj konsiderohet tepër e rëndë. Mësohet se policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Për shkak të ngarkesës së madhe rruga nacionale Qafë-Thanë-Peqin ka regjistruar një numër të madh aksidentesh edhe me pasoja për jetën e njerëzve. Ky aks ka marrë vëmendjen e policisë rrugore e cila ka krijuar disa pika kontrolli për të shmangur përdorimin e shpejtësisë që është shpesh shkak për aksidente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›