Sarandë, zjarri rrezikon kalanë e Lëkurësit
SARANDË- Një zjarr i nisur rastësisht në disa goma të vjetra makinash në kodrën e Lëkurësit në Sarandë ka rrezikuar të djegë kalanë shekullore. Situata është bërë e rrezikshme dhe vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur largimin e flakëve nga muret e kalasë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në Sarandë janë shënuar edhe dy zjarre të tjera. I pari është shënuar në shpatet e malit të Heremecit, ku është vendosur në formë harku qyteti, në afërsi të rrugës së bregdetit. Zjarri i dytëështë regjistruar në lagjen periferike të Gjashtës, në pjesën e pa djegur të një vatre zjarri të administruar para pak ditësh nga zjarrfikësit dhe banorët e lagjes duke humbur dy shtëpi dhe gjashtë gjedhë. Të rrezikuara nga vatrat e zjarrit kanë qene banesat dhe pasuritë private, por më e rëndësishmja është se më e rrezikuara ka qenë Kalaja e Lëkurësit. Në të gjitha rastet e zjarreve të kohëve të fundit në rajonin e Sarandës, asnjëherë policia nuk ka proceduar autorët e tyre. Asnjë person nuk është dënuar, asnjë nuk është venë nën përgjegjësi penale dhe askush nuk është përgjigjur për shpërdorimin e detyrës për mos marrjen emasave paraprake për parandalimin e zjarreve.