Berisha: Nuk ka asnjë problem politik, vetëm teknikalitete për heqjen e vizaveNga TemaKryeministri, Sali Berisha, u shpreh dje i sigurt se brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës do të liberalizohen vizat. Ai tha se nuk ka probleme politik
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Nuk ka asnjë problem politik, vetëm teknikalitete për heqjen e vizaveNga TemaKryeministri, Sali Berisha, u shpreh dje i sigurt se brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës do të liberalizohen vizat. Ai tha se nuk ka probleme politike që mund të pengojnë një proces të tillë, por vetëm çështje teknike. “Edhe për vizat jam shumë i sigurt. Ka një axhendë për to, e cila po zhvillohet sipas përcaktimeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian. Ne po ecim me pasaportat biometrike. Nuk mund të mohohet se kemi qenë më mbrapa se vendet fqinje me këto dokumente që janë shumë të rëndësishme dhe Komisioni Evropian ka tendencën ta vlerësojë këtë dhe jo ta injorojë një të tillë. Pra unë jam fare optimist se nuk ekzistojmë më probleme politike, janë teknikalitete që kërkojnë të zgjidhen dhe Shqipëria, brenda vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie, do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave”, - u shpreh nga SHBA Berisha.
Nga ana tjetër, Anna Craenen, përfaqësuesja e Suedisë në Bashkimin Evropian, vendi që mban presidencën e unionit, tha se nuk do të lëvizet nga plani dhe se vendi ynë do të përfitojë nga regjimi i ri i vizave, vetëm kur të plotësojë kushtet. Reagimi i saj vjen pas një iniciative në Parlamentin Evropian që sistemi i ri të përfshijë dhe Bosnjën dhe Shqipërinë, njëkohësisht me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.