E Diel, 1 Nëntor 2026

Trezege do të lërë Juven vitin tjetër

Sulmuesi francez do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, pas10 viteve të kaluara tek “Zonja e vjetër”.
 
“Në këtë shoqëri kam shkruar historinë time. Herët a vonë kë një fund për gjithçka. Nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhëniet me klubin dhe unë nuk kam kërkuar asnjëherë të largohem”,- theksoi sulmuesi.

Në vijim, ai shtoi se kontrata me bardhezinjtë nuk ka qenë asnjëherë problem për të. “Është një vendim që e kam marrë para shumë kohësh. Do kthehem në Francë bashkë me familjen time, por ende nuk e di se ku”,- përfundoi David Trezege.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›