US Open, Federer dhe Nadal vazhdojnë marshimin
28-vjeçari Greul kaloi në avantazh në setin e dytë, duke dhënë përshtypjen se do të përmbyste ndeshjen. Por numri 1 i renditjes së përgjithshme i çoi shifrat e këtij seti në 7-5. Edhe në setin e tretë Simon Greul u munda të përballojë tenistin zviceranin, por e pati të pamundur, duke i lënë rrugë të hapur Federer drejt titullit të gjashtë në këtë grand slem. Në raundin tjetër Roxher Federer do të përballet me kampionin e vititi 2001, Lejton Hjuit.
Edhe spanjolli Rafael Nadal ka debutuar pozitivisht në turneun e US Open, pasi ka mundur në raundin e parë francezin Rikard Gaske me rezultatin 6-2 6-2 6-3. Ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë ndeshja e Nadal me Gaske, i cili zhvillon grand slemin e parë pas një viti e gjysme.
Francezi ishte pezulluar per përdorim kokaine. Edhe spanjolli ka munguar për rreth dy muaj, duke humbur grand slemin Roland Garro, pas një dëmtimi në gju. Kundërshtari i radhës për Rafael Nadal në raundin e dytë do të jetë gjermani Nikolas Kiefer.
Ndërkohë, për femra, kampionia në fuqi e US Open, Serena Uilliams ka arritur të kalojë për në raundin e tretë,pasi mundi lehtësisht tenisten hungareze Melinda Czink me rezultatin 6-1 6-1. Kanë mjaftuar vetëm 52 minuta që Serena të kalojë ne raundin e tretë të US Open.
Edhe Venus Uilliams është kualifikuar për në raundin e tretë, pavarësisht problemeve në gju. Motra tjetër Uilliams mundi Matek Sands me rezultatin 6-4 6-2. Gjatë kësaj ndeshjeje, e cila zgjati 91 minuta, Venus pati disa probleme me gjurin, megjithatë ia doli mbanë të fitojë dhe të kalojë më tej.
Ish-numri 1 e botes, Kim Klajsters, vazhdon aventurën në US Open, pasi mundi në raundin e dytë me tre sete francezen Marion Bartoli me rezultatin 5-7 6-1 6-2. Ky është aktiviteti i saj i tretë që nga periudha e rikthimit, pasi tenistja belge qëndroi për 2 vite pushim.
Në raundin tjetër ajo do të përballet me bashkëkombasen e saj Kirsten Flipkens. Francezja Ameli Moresmo është eliminuar nga turnau amerikan, pasi u mund nga tenistja kanadeze Aleksandra Vozniak me rezultatin 6-4 6-0.