E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalaxe në vend të Jankulovskit

Në shtëpinë e Milanit po vjen era e ndryshimeve. Rendimenti i Jankulovskit në të majtë të mbrojtjes, ashtu si ai i Zambrotës në krahun tjetër, nuk bind. Prandaj, Leonardo dhe Galiani janë takuar për të gjetur zgjidhje të tjera.

Humbja në drebi ishte shumë e rëndë për të ndenjur duarkryq. Dhe ja zgjidhja: Kalaxe në të majtë të mbrojtjes, pozicion në të cilin ka luajtur edhe më parë, por jo shumë i dëshiruar nga gjeorgjiani.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë dhe Kalaxe është i kënaqur që mund të aktivizohet si titullar. Prandaj,  ai e ka pritur me entuziazëm kërkesën e drejtuesve të Milanit.

Ndërkaq, administratori i deleguar i Milanit, Galiani ka folur edhe për Odon. Ish-mbrojtësi i Lacios, që do të largohej sepse nuk do të gjente hapësira tek Milani i Leonardos, mund të qëndrojë. “Kam folur gjatë me të – tha galiani – jemi të bindur që mund të vijë dhe të jetë një lojtar i vlefshëm dhe trajneri tha se po stërvitet mirë.” Prandaj, me shumë mundësi, dyshja anësore e mbrojtjes së Milanit për këtë sezon do të jetë Kalaxe-Odo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›