Berisha: "Nuk kemi përmbushur standardet për liberalizimin e vizave"
Kryeministri në një intervistë për Dojçe Vellen pranon mosplotësimin e kushteve
Eljona Ballhysa
Kryeministri Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Dojçe Velen se qeveria e tij nuk plotësoi standardet për të përfituar liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se Shqipëria është ende mbrapa me pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike, që është një prej kushteve kryesore të Bashkimit Europian. Ndërkaq, Berisha është shprehur se ishte në pritje të një vendimi të tillë nga Bashkimi Europian, i cili pak ditë më parë vendosi liberalizimin e vizave për tre shtete të Ballkanit duke lënë jashtë Shqipërinë. Berisha gjithashtu në intervistën për Dojçe Vellen ka komentuar situatën paszgjedhore në Shqipëri, zgjatjen e procesit të numërimit si dhe bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim për qeverisjen e vendit gjatë katër viteve të ardhshme.
Vizat
“Përshëndes vendimin e KE-së. Ai përbën një zhvillim shumë pozitiv jo vetëm për qytetarët e atyre vendeve por për të gjithë rajonin i cili është i bashkuar në perspektivën e tij europiane. Sa për Shqipërinë, është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa, si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë”, - është shprehur Berisha. Kryeministri ka pranuar se edhe procesi i papërfunduar zgjedhor ka sjellë pengesa në këtë drejtim. “Jemi ende me proces zgjedhor të papërfunduar dhe ende nuk ka përfunduar pajisja me pasaporta biometrike. Prandaj e konsideroj një vendim pozitiv atë të KE-së, të komisionerit Oli Ren dhe të zv.presidentit të këtij komisioni, Zhak Barrot. Pra, nuk mund të them që Shqipëria është diskriminuar qëllimisht. Jo. Të tjera vende, prej vitesh kanë një sistem identifikimi shumë më të mirë se Shqipëria, e cila po e zhvillon tani. Shoh një qëndrim objektiv të KE-së dhe më mbetet të punoj për të plotësuar të gjitha kërkesat për lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë është një zhvillim i jashtëzakonshëm me ndikim real, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë, për këto pjesë të Ballkanit, ku vizat liberalizohen dhe është e domosdoshme të bëhet mbi bazën e standardeve të sigurisë më të lartë”, - është shprehur kryeministri Berisha.
Kritikat
I pyetur për kritikat e OSBE/ODIHR-it të bëra në dy raportet paraprake për zgjedhjet në Shqipëri, Berisha është shprehur se procesi i numërimit është më transparenti i mundshëm, për shkak të vendosjes së kamerave dixhitale. Ndërkaq Berisha ka ngarkuar me përgjegjësi kreun e opozitës, i cili nuk ka pranuar ende humbjen në zgjedhje. Sipas Berishës, vetëm zbatimi i ligjit zbut klimën e mosbesimit midis forcave politike, e cila është një nga kritikat e bëra nga vëzhguesit ndërkombëtar.
“Ligji dhe zbatimi i ligjit. Rruga më shkëlqyer e një procesi është zbatimi i ligjit. Kundërshtari im politik nuk e pranon humbjen. Por ja që populli nuk ia dha atij fitoren, votoi koalicionin tim, që doli me 4- 5 deputetë më shumë”, - është shprehur Berisha, i cili ka vlerësuar procesin zgjedhor në Shqipëri.
“Në historikun e zgjedhjeve, këto janë zgjedhje, që ankesat janë shqyrtuar në kohë rekord, po kështu edhe nxjerrja e rezultatit paraparak. Këto janë zgjedhje, që pavarësisht nga zhurma që bëhet, numri i ankesave është 20 herë më i vogël se në zgjedhjet e mëparshme. Kam dëgjuar që ka patur vërejtje për procesin e numërimit, por ky është numërimi më transparent që është bërë ndonjëherë, numërimi me kamera. Çdo çështje e ngritur në qendrat e numërimit të votave mund të verifikohet sepse është e filmuar”, - është shprehur Berisha.
Koalicioni
Përsa i përket bashkëpunimit me LSI-në, Berisha është shprehur se qëllimi i këtij koalicioni është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europain dhe ndërmarrja e reformave të duhura për këtë proces. “Shqipëria europiane. Një tërësi reformash të gjithanshme që e afrojnë Shqipërinë me vendet e BE-së. Ky është projekti më ambicioz që kemi paraqitur ndonjëherë, por tërësisht i realizueshëm. Rruga e realizimit janë reformat, reformat dhe përsëri reformat. Shqipëria ka nevojë për reformat, si zogu për ajrin për të fluturuar. Ato nisin që tek zgjerimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, konsolidimit të institucioneve, pavarësisë së sistemit gjyqësor, rinovimit të plotë të infrastrukturës, zgjerimit të lirisë së tregut, zhvilimit të qëndrueshëm rural, shoqërisë dixhitale etj”, - është shprehur kryeministri Berisha.
Shqipëria do të organizojë konferencën botërore të kryeparlamentarëve
Topalli kërkon lobim për njohjen e Kosovës
Konferenca e tretë botërore e kryetarëve të parlamentëve do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2010. Kjo u vendos në mbledhjen e komitetit përgatitor që zhvilloi punimet në datat 16 dhe 17 korrik në Gjenevë, ku mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Anëtarët e komitetit përgatitor ndanë të njëjtin mendim se kjo konferencë duhet të shënojë një etapë të re në bashkëpunimin ndërparlamentar, me synim kthimin e IPU-së në një organizatë eficente ndërkombëtare në shërbim të të gjithë parlamenteve kombëtare. Ata theksuan se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet krijimit të një partnershipi dhe kooperimi strategjik ndërmjet IPU-së dhe OKB si dhe të përpunohet ideja dhe mundësia e krijimit të një asambleje parlametare pranë OKB. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e parlamentit si aktor dhe faktor kryesor, si institucionin e vetëm përfaqësues të sovranit në misionin e ligjbërjes. Kryeparlamentarja shqiptare shfrytëzoi këtë tryezë për t’i paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve. Po nga kjo tryezë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi homologëve të saj, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës për të inkurajuar një rajon në përpjekjet bashkëpunuese për integrim. Homologet e Brazilit, të Indonezisë, të Afrikës së Jugut, etj, u zotuan se do ta trajtojnë me përparësi në axhendën e tyre. Gjatë takimeve dypalëshe përveç diskutimeve për nxitjen e bashkëpunimit mes parlamenteve, Topalli evidentoi Shqipërine si vend tërheqës dhe të sigurtë për investime ekonomike me interes të dyanshëm.
20 Korrik 2009