E Diel, 1 Nëntor 2026

Verifikimi i titujve të pronësisë, pronarët nisin ankesat në gjykatë

Vendimet e komisioneve po kundërshtohen, procedura si ankimohet në gjykatë

Laureta Rryçi

Tiranë - Pronarët që nuk janë dakord me vendimet e komisioneve për verifikimin e titujve të pronësisë mund t’i drejtohen gjykatës për t’i ankimuar ato. Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë duket se nuk do të mbarojnë vetëm me verdiktin e komisioneve të ngritura posaçërisht për to. Ligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave iu jep të drejtë pronarëve që për shkak të ndonjë pakënaqësie në vendim gjithmonë ata mund t’i drejtohen gjykatës për ta shfuqizuar vendimin në fjalë. Në Gjykatën e Tiranës janë depozituar vendimet e para nëpërmjet të cilave qytetarët kërkojnë t’iu rikthehet e drejta për pronën e tyre. Objekt i padisë civile që ata kanë depozituar kërkon shfuqizimin e vendimit të komisionit në kryeqytet që drejtohet nga prefekti i Tiranës. Paditë e para iu përkasin pronave që ndodhen në Kashar dhe Yzberish. Zona këto të evidentuara edhe më parë nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si shumë problematike për mbivendosje.
Vendimi
Vendimi më i fundit i qeverisë ka përcaktuar se në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë, do të krijohet dokumentacioni i ri ligjor. Në bazë të cilit lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi. Pranë komisionit vendor qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi, certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me plan-vendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës. Plan-vendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar. Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore, më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse, sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm.
Vendimi
Komision vendor në bazë të dokumentacionit të ri vendos për korrigjimin ose jo të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Ky vendim do të përmbajë familjen bujqësore që fiton të drejtën e pronësisë, ku janë pasqyruar të gjithë pjesëtarët dhe pjesët takuese që ata kanë në këtë bashkëpronësi, sasinë dhe zërin kadastral (arrë, pemëtore, ullishte, vresht) të tokës bujqësore shtesë, për të cilën do të vendoset të jepet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, emrat e pronarëve kufitarë të pronës, sipas numrave kadastralë të ngastrave si dhe plan-vendosjen e ngastrës, të ngjyrosur e të dallueshme nga ngastrat kufitare. Ky vendim i Komisionit vendor titullohet “Vendim për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi” dhe do të hartohet në dy kopje origjinale, njëra nga të cilat, së bashku me dokumentacionin e krijuar, mbetet pranë komisionit vendor. Ky i fundit do të plotësojë në katër kopje origjinale aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi. Komisioni vendor do të dërgojë në këshillin e qarkut autorizimin dhe kopjen origjinale të vendimit të mësipërm, për lëshimin e aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi.

Box
Procedura për dorëzimin e kërkesës
Komisioni vendor i kërkon kryetarit të komunës ose bashkisë sipërfaqen e tokës bujqësore të vënë në dispozicion për t’u ndarë më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave, për ish-ndërmarrjet bujqësore. Po kështu iu kërkohet edhe numri i frymëve më 1.8.1991 sipas fshatrave, normën e tokës bujqësore, në metër katrorë për frymë. Kërkesë tjetër që bëhet nga komisioni vendor është edhe për konfirmimin se është lëshuar apo jo fakti i marrjes së tokës në pronësi, në sipërfaqen e tokës objekt pretendimi për persona të tjerë. Komisioni vendor i kërkon seksioni të administrimit dhe mbrojtjes së tokës konfirmimin e zërit kadastral, si për ngastrën sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi, të paraqitur edhe për ngastrën e pretenduar. Komisioni vendor do t’i kërkojë zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme konfirmimin e gjendjes juridike aktuale të pronësisë, për ngastrën për të cilën pretendohet nga qytetari.

Box
Dokumentacioni që duhet të përmbajë dosja

Qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi

certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore

Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës

Planvendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar

Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore, më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt

Nëse, sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm

20 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›