Moçka e Roshi shkëlqejnë, presin ftesën në kombëtare nga Kuzhe
Trajneri i kombëtares shqiptare ka ndjekur nga af♪7r ndeshjet e klubeve shqiptare Euroligë
Tiranë – Kombëtarja tashmë ka fituar dy talente të reja, të cilët u zbuluan në ndeshjen Flamurtari-Motherwell. Portieri Moçka dhe sulmuesin Roshi, përkatësisht 19 dhe 18 vjeç, mendohet se do t’i bashkëngjiten skuadrës sonë përfaqësuese. Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, ka vazhduar vëzhgimet e skuadrave shqiptare që luajnë në kupat e Europës. Pas sfidës ku Tirana barazoi 1-1 me Stabaekun, në turrin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, drejtuesi i stolit kuqezi ishte i pranishëm në Vlorë, në sfidën që Flamurtari fitoi 1-0 përballë skocezeve të Motherwell.
Vëzhgimi
Një udhëtim mjaft i vlefshëm, ka rezultuar ai i kroatit, pasi pa në aksion talentet e shumtë që luajnë në radhët e skuadrës bregdetare. Në fakt, kuqezinjtë kanë një skuadër shumë të re në moshë. Futbollistët më “të vjetër” në kontingjentin e drejtuar nga Eqerem Memushi ishin autori i golit, Strati dhe sulmuesi Ngjela, të dy 26-vjeçarë. Ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve janë lojtarë të përfaqësueseve të moshave dhe kandidatë potencialë në misionin për rinovimin e përfaqësueses. Gjatë 90 minutave të ndeshjes, vëmendjen e Kuzhe thuhet se e kanë tërhequr portieri i Kombëtares Shpresa, Shpëtim Moçka. 19-vjeçari priti një penallti (duke mos lejuar skocezët të kalonin në avantazh) dhe ka qenë një siguri mes shtyllave. Çdo top që fluturonte drejt zonës ishte pronë e tij, ndërsa pozicionimi në gjuajtjet e kundërshtarëve ishte perfekt.
Sulmuesi
Një tjetër lojtar i ri që ka mahnitur kundër Motherwellit ishte Odise Roshi. Talenti fierak, i afruar gjatë kësaj vere te Flamurtari, ka bërë diferencën në fushën e lojës. Edhe pse u aktivizua si zëvendësues, ai është shndërruar menjëherë në rrezikun kryesor për mbrojtësit e Motherwell, të cilët i humbën të gjitha duelet me sulmuesin 18-vjeçar. Edhe pse është ende shumë shpejt, Moçka dhe Roshi mund të cilësohen dy lojtarë të fituar, që tashmë presin vetëm një telefonatë nga Kuzhe për një vend në Kombëtaren kuqezi.
Taçi në “Corriere Della Sera”: Me pëlqen Italia, ndaj synoj Bolonjën
Tiranë - Biznesmeni shqiptar i naftës, Rezart Taçi konfirmoi në një intervistë për “Corriere Della Sera” se po vazhdon bisedimet për blerjen e 80 për qind të aksioneve të skuadrës së Bolonjës. “E diela dhe e hëna janë dy ditë të rëndësishme, por nuk mund të shtoj asgjë tjetër në këtë aspekt. Me presidenten aktuale të shoqërisë Francesca Menarini jemi takuar para disa ditësh në Romë”, -thekson Taçi. Pas këmbënguljes së pyetjes së gazetarit, ai ka konfirmuar se do jetë i pranishëm në qytetin e Bolonjës ditën e mërkurë. Ai ka pohuar gjithashtu se ka takuar administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani me të cilin ka drekuar në Milano. “Babai im bën tifo për kuqezinjtë dhe kompania ime Taçi Oil është partner zyrtar i shoqërisë në Shqipëri. Marrëdhëniet me Gallianin janë të shkëlqyera”, - shton Rezart Taçi. Ai thotë se nuk ka pasur asnjëherë për qëllim të blinte Livornon, por të marrë drejtimin e skuadrës emiliane të Bolonjës. “Jam i dashuruar me Italinë pasi vendi juaj është shumë i bukur dhe këtu kam studiuar për 5 vjet. Më vjen mirë që tifozët duan që unë të marr Bolonjën, por nuk mund të flas derisa gjithçka të përfundojë”, -thekson biznesmeni shqiptar.
PSG mbush arkat me shitjen e Canës
E ardhmja e Lorik Canës është e mbushur me mister. Pas “komplikimeve”, për të cilat foli trajneri Didie Deshamp, transferimi i mesfushorit kuqezi te Hamburgu duket thuajse i pamundur. Në garë tashmë kanë mbetur Evertoni dhe Liverpuli, ndërkohë që interes për shërbimet e 25-vjeçarit kanë shfaqur edhe disa klube turke. Por, pavarësisht destinacionit të ardhshëm të Canës, ekziston një klub që “fërkon duart” për shitjen e lojtarit. Ai është PSG, ekipi ku “shkatërruesi” është formuar si profesionist. Vlera 7 milionë euro e kartonit të përcaktuar nga Olimpik Marseja për kapitenin, do të siguronte edhe fonde për arkat e klubit parisien, që janë të boshatisura. Sipas rregullave të FIFA-s, PSG-ja përfiton 0.5 për qind të shifrës së transferimit për çdo vit që Cana ka kaluar në ekipet zinxhir dhe në ekipin e parë. Me llogari të thjeshta, skuadra e kryeqytetit francez do të përfitonte ekuivalentin e pesë viteve formim të futbollistit, pra rreth 175 mije euro (2.5 për qind të shifrës së përfituar nga Marseja).
Lala tërhiqet nga bordi i Hanoverit
Altin Lala, mesfushori 33-vjeçar i Kombëtares shqiptare, i njohur në Gjermani si “xhuxhi luftarak”, nuk do të ulet më në karrigen e tij në mbledhjet e bordit drejtues të Hanoverit. Veterani, që është edhe me i vjetri i kësaj skuadre (aktivizohet me të kuqtë që nga 1998) dhe ka mbajtur për një kohe te gjate shiritin e kapitenit, ka vendosur të heqë dorë nga kjo detyrë e tij në instancat drejtuese të klubit. Në një prononcim të tijin për gazetën prestigjioze gjermane “Bild”, Altini është shprehur: “Që prej dhjetë vjetësh jam në këshillin e skuadrës, kjo besoj se është e mjaftueshme. Nëse kam diçka për të thënë, do të vazhdojë ta thotë edhe në të ardhmen. “Fjala e Altinit ka peshë”, -shton me pas trajneri Dieter Hecking”. Para stërvitjes së të martës, trajneri kishte riemëruar Robert Enke si kapiten të skuadrës, ndërsa zëvendësi i tij do të jetë Arnold Brugink. Zgjedhjet e reja për pjesëtarët e bordit u zhvilluan të martën, kur përveç dy të sipërpërmendurve u zgjodhën edhe Çerundolo e Balitsch.
18 Korrik 2009