E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurset profesionale që ofrojnë zyrat e punësimit për të papunët

Paketa e plotë e trajnimeve specializuese për të gjitha qytetet e vendit

Jonida Tashi

Zbardhet paketa e plotë e kurseve specializuese që ofrojnë nëntë qendrat e formimit profesional për të papunët. Përveç këtyre të fundit, kurseve profesionale mund t’i nënshtrohen edhe të interesuarit, që nuk janë të regjistruar në zyrat e punësimit si punëkërkues të papunë. Sakaq, për të përfituar nga trajnimet që ofrojnë qendrat e formimit profesional, çdo i interesuar duhet të paraqitet pranë tyre për të kryer regjistrimin, duke paguar tarifat përkatëse për çdo kurs, që janë tepër simbolike krahasuar me kurset private.
Përfitimet
Më të lehtësuar nga pagesa e kursit janë personat e regjistruar në zyrat e punës si të papunë, për të cilët, pjesa më e madhe e trajnimeve që ofrohen kushtojnë më pak sesa për të papunët e tjerë. Ndërkohë që, nëse një prej të papunëve vendos të ndjekë njërin prej kurseve profesionale, shanset e tij për tu punësuar janë edhe më të mëdha. Specialistët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit shpjegojnë se duke qenë pjesë e këtyre kurseve, të papunët pa profesion marrin një formim profesional, dhe ndërmjetësimi për t’i gjetur atyre një punë është më i thjeshtë dhe realizohet më shpjet në kohë. Sipas buxhetit të miratuar për “Programin e Nxitjes së Punësimit”, gjatë këtij viti parashikohet që të punësohen më shumë të papunë. Për këtë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në zbatim të “Strategjisë Kombëtare të Punësimit” dhe tavanet e dërguara nga Ministria e Financave ka parashikuar 200 milionë lekë fonde, për “Programin e Nxitjes së Punësimit”. Ndërsa fondi i akorduar për “Programin e Formimit Profesional” është 106 170 600 lekë.
Qendrat
Aktualisht në vendin tonë veprojnë 10 qendra formimi profesional, të cilat janë në rrethet: Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Qendra e Lëvizshme që vepron në zonën verilindore të Shqipërisë. Për llogaritjen e shpenzimeve, për formimin profesional është pasur parasysh numri i të trajnuarve që parashikohet për vitin 2009. Këta persona, do të trajnohen në kurset e profesionit që ofron Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Por, veç kësaj, do të hapen edhe kurse të reja në qendrat ekzistuese, në përputhje me nevojat që dikton tregu i punës, shpenzimet faktike të vitit 2009 dhe kërkesat nga institucionet e varësisë.

Qendra e Formimit Profesional Nr.1 në Tiranë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit(në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht i avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 2 muaj 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Autoservis 12 javë 1000 2000
7 Kompjuter 8 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
9 Riparim kondicionerësh 12 javë 2000 4000
10 Kozmetikë 16 javë 19 000 19 000
11 Italisht 36 javë 1500 1500

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Adresa: Rruga “Mine Peza”
Tel: 04 225839

Qendra e Formimit Profesional Nr.4 në Tiranë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit(në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Hidraulike 15 javë 1500 3000
2 Duralumin 8 javë 1500 3000
3 Instalime elektrike në ndërtesat civile 16 javë 1500 3000
4 Riparime elektroshtëpiake 10 javë 1500 3000
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Saldator 10 javë 1500 3000
7 Kompjuter 8 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
9 Qepje faqe këpucësh 1000 2000
10 Riparim radio, kasetofon, magnetofon 10 javë 1500 3000
11 Riparim TV 10 javë 1500 3000
12 Këpucari 1000 1000
13 Riparim makinash qepëse 4 javë 1000 1000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 04 259978

Qendra e Formimit Profesional në Durrës ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 10 javë 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Instalime elektrike në ndërtesat civile 16 javë 1500 3000
7 Kompjuter 8 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
9 Riparim makinash qepëse 4 javë 1000 1000
10 Riparime elektroshtëpiake 10 javë 1500 3000
11 Italisht 10 javë 1500 1500
12 Kozmetikë 16 javë 19000 19000
13 Riparim panele diellore 10 javë 2000 4000
14 Mobilieri 15 javë

Qendra e Formimit Profesional në Kavajë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
5 Kompjuter 6 javë 3000 3000
6 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
7 Gjermanisht 10 javë 1500 3000
8 Italisht 10 javë 1500 1500

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0522 9857

Qendra e Formimit Profesional në Elbasan ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 10 javë 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Kompjuter 6 javë 3000 3000
7 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
8 Hidraulik 17 javë 1500 3000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0545 8628

Qendra e Formimit Profesional në Shkodër ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 10 javë 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Instalime elektrike në ndërtesat civile 16 javë 1500 3000
7 Kompjuter 6 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
9 Riparim makinash qepëse 4 javë 1000 1000
10 Riparime elektroshtëpiake 16 javë 1500 3000
11 Italisht 10 javë 1500 1500
12 Punime duralumini 8 javë 1500 3000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0224 3108

Qendra e Formimit Profesional në Korçë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 10 javë 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Kozmetikë 16 javë 19000 19000
7 Kompjuter 6 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0824 2729

Qendra e Formimit Profesional në Tepelenë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Përpunim bulmeti 1 javë 1500 3000
7 Kompjuter 6 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0722 2346

Qendra e Formimit Profesional në Vlorë ofron trajnim në këto specialitete:

Nr. Emërtimi i kursit Kohëzgjatja Tarifat e regjistrimit (në lekë)
Punëkërkues të papunë Të tjerë
1 Anglisht fillestar 12 javë 1500 1500
2 Anglisht mesatar 12 javë 1500 1500
3 Anglisht avancuar 12 javë 1500 1500
4 Sekretari 10 javë 500 500
5 Rrobaqepësi 16 javë 1500 3000
6 Instalime elektrike në ndërtesat civile 16 javë 1500 3000
7 Kompjuter 6 javë 3000 3000
8 Kompjuter (Ekspert) 18 javë 4000 4000
9 Riparim makinash qepëse 4 javë 1000 1000
10 Riparime elektroshtëpiake 10 javë 1500 3000
11 Italisht 10 javë 1500 1500
12 Hidraulik 16 javë 1500 3000

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në:
Tel: 0332 6759

20 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›