E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk më kompleksoni dot, jam fshatar dhe jam krenar për fshatarët

Gjatë vizitave që ka zhvilluar dje në fshatrat e Korçës, kryeministri Sali Berisha tha se ai është fshatar dhe është krenar se është i tillë. Deklarimi i tij vjen pas rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale, ku ai fitoi në fshat dhe humbi qendrat e mëdha urbane. Ndryshe nga sa kishte ndodhur në fillimet e demokracisë, kur PD fitoi qendrat urbane, tani gjërat kanë ndryshuar. Për kohë e kohë të tëra, ju e deklaruat Partinë Demokratike si parti fshatare. Dua tju garantoj se unë krenohem me secilin prej jush e me çdo fshatar e fshatare të këtij vendi, kudo që ndodhet dhe askush nuk më komplekson dot mua. Origjina ime është fshatare. Unë njoh shumë mirë lumenjtë e djersës e të mundit që ju derdhni çdo ditë, për të mbajtur familjet tuaja. Më duhet tu them këtyre shokëve se këtë radhë, në qytetet e këtij vendi keni marrë 43 mijë vota më pak. Mos i ndani qytetarët! Qytetarët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë, që kanë meritën e madhe të lumenjve të djersës, me të cilat e kanë ndryshuar këtë vend, e kanë marrë mbi supe atë, nga një prej vendeve më të shkatërruara në botë dhe po e ndërtojnë  me shpejtësinë më të madhe. Unë jam i bindur se duke shkelmuar mbi ëndrrën e tyre europiane, ju nuk do të mundni kurrë të pengoni shndërrimin e saj në realitet. Ju do mund ta ngadalësoni, por edhe shqiptarët do tu japin juve atë që meritoni, tha Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›