Unë kam 1 mijë vëllezër e motra në mbarë botën
Një producent dokumentaresh në Kanada pretendon se ka 1 mijë vëllezër e motra në botën, të cilët kanë lindur nga një donator sperme, që ka dhuruar 3 dekada pa ndërprerje.
Berri Stivens nga Toronto, thotë se vëllezërit e motrat e tij janë të përhapur në SHBA, Kanada, Europë e më tej.
Zbulimet e tij vijnë në një moment kur është rritur shqetësimi për mungesën e rregullave për donatorët e spermës në SHBA.
Disa vende kanë kufij ligjorë për numrin e fëmijëve që lindin nga një donator i vetëm, por në SHBA e Kanada nuk ekzistojnë të tilla rregulla.
Bankat e spermës kanë rregullat e tyre, por ato injorohen shpesh. Shqetësim përbën fakti se ka një praktikë të përzgjedhjes së bebes me katalog me donatorë, bazuar në ngjyrën e syve, fizikun dhe nivelin e inteligjencës.
Kjo shton edhe rrezikun e incesteve dhe të sëmundjeve gjenetikisht të transmetueshme.