Ylli i Weezer vdes fiks pasi parashikoi çfarë do i ndodhte
Mikey Welsh, ish- basist i grupit Weezer, vdiq nga një overdozë në moshën 40 vjeçare. Babai i dy fëmijëve u gjet në një dhomë hoteli në Çikago.
Më herët ai kishte parashikuar vendin e saktë dhe kohën se kur do vdiste, në një mesazh në Twitter.
Më 26 shtator ai shkroi se ëndërrova sikur vdiqa në Çikago fundjavën që vjen (atak në zemër në gjumë). Duhet të shkruaj amanetet.
Më pas shtoi: Fundjavën pas kësaj.
Policia nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë vdekje, por thotë se ka mundësi që të jetë overdozë.