E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis viti akademik. Berisha: Nuk i kam kthyer universitetet në pellgje papunësie

Mbi 52 mijë studentë janë ulur nëpër auditore sot në nisjen e vitit të ri akademik. Nga këta 23 mijë ulen për herë të parë dhe ky numër nuk është ende i plotë për shkak se universitetet private do vijojnë të mbledhin studentë që nuk shkojnë tek universiteti publik. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha zgjodhi Universitetin e Korçës, në 40 vjetorin e hapjes së tij, për të uruar studentët.  Ai u përgjigja akuzave se studentët e diplomuar janë kthyer në një ushtri me të papunë.

Universitetet nuk janë pellgje papunësie si thoni ju…. Universitetet nuk janë libreza punësimi, por shanse të shumta për punësim. Ora juaj ka mbetur, iu drejtua Berisha opozitës. Duket se pas 40 vitesh ekzistence, ky universitet është rrënuar kaq shumë, sa u rendit në mënyrë skandaloze nga kompania gjermane, që u punësua nga qeveria për të bërë një vlerësim të cilësisë së universiteteve. Por kjo nuk ka shumë rëndësi për kryeministrin, që nuk dha asnjë shifër se sa studentë punësohen në vend pasi fusin diplomën në xhep. Vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e numrit të studentëve që pranohen në universitetet publike, ka bërë që 70% e të rinjve të kenë të drejtën e studimit. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me shtim të numrit të pedagogëve dhe të auditorëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›