Në shtrat me Miranda Kerr (FOTO)
Modelja e njohur Miranda Kerr tashmë e ka lënë pas përfundimisht periudhën e lindjes dhe duket më në formë se kurrë. Këtë e ka treguar më së miri në një set fotografish për revistën Harper’s Bazaar, ku ka pozuar nudo, por pa vulgaritet. Miranda ka pozuar e shtrirë në krevat, duke treguar trupin e saj të shkëlqyer. Bashkëshortja e Orlando Bloom është bërë nënë prej disa muajsh.

