E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk mund ti mirembajme veprat e medha ti japim per menaxhim

Ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri Berisha eshte ndalur tek ceshtja e privatizmit. Privatizimi eshte nje proces jetik per vendin. Qellimi i tij eshte njekohesisht rritje e madhe e eficences se menaxhimit. Ndaj ne kte kontekst eshte e domosdoshme te procedohet me shpejtesi drejt privatizimit. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete sektor publik me te vogel se Shqiperia. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete bere privatizime me te thella se Shqiperia por ne do ti thellojme ato deklaroi kreu i qeverise gjate mbledhjes.

Duke propozuar privatizimin e INSIG-ut Berisha tha se jane edhe 1280 objekte te tjera te cilat jane ne proces e siper. Per te gjitha keto objekte ne rastet ku ato kane pronar atij do ti respektohet e drejta e parablerjes. shte e domosdoshme qe ato te kene perparesi. Te tjerat do te privatizhon ne perputhje me rregullat dhe transparencen e plote. Le te konsiderojme gjysmen e dyte te ketij viti si vendimtare ne kompletimin e procesit te privatizimit.

Sipas Berishes me kompletimin e procesit te privatizmit taksat e qytetareve dhe biznesmeneve nuk do te shkojne per rroga por per shkolla rruge sherbime e zhvillim. Ato do te jene ne funksion te zhvillimit me te madhe e me te shpejte si kusht per te realizuar objektivin tone Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017.

Gjithashtu kreu i qeverise pranoi se Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nuk disponon kapacitetin per mirembajtjen e veprave te medha infrastrukturore qofshin keto edhe te pandertuara ende ndaj ato duhet te jepen per menaxhim. Vendet e tjera ua japin kompanive te medha per ti mirembajtuar keto lloj veprash. shte e domosdoshme te nxisim te shqyrtojme mundesine e aplikimit te partneritetit publik privat pasi ai ka potenciale te medha tha Berisha.

Vlen per tu shtuar se privatizimi i 1280 objekteve shteterore u kundershtua me force nga opozita madje ajo iu shtua arsyeve te saj per protestat qe paraprine fushaten zgjedhore. Opozita e quajti kete privatizim atehere nje plackitje e objekteve shteterore nga oborri i kusarise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›