PS Kerkesa jone e njejte me ate qe kerkon faktori nderkombetare

Partia Socialiste ka pershendetur qendrimin e Parlamentit Evropian per situaten paszgjedhore te krijuar ne Shqiperi. Deputeti Ditmir Bushati ne nje deklarate per shtyp u shpreh se PS kerkon te njejten gje qe kerkojne dhe partneret nderkombetare vendimmarrje te pavarur dhe transparente nga Kolegji Zgjedhor.
Ne bashkohemi me apelin e komunitetit nderkombetar qe Kolegji Zgjedhor ne punen e tij te udhehiqet nga ligji dhe te mos dorezohet perballe presioneve te pushtetit. Kolegji Zgjedhor ka detyrimin perpara shqiptareve dhe partnereve nderkombetare te vendos drejtesi aty ku kater perfaqesuesit e pushtetit ne KQZ shkelen cdo ligj e norme demokratike duke shperfillur vullnetin e popullit dhe thirrjet e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bashkimit Europian OSBE-ODIHR dhe te gjithe miqve te Shqiperise. Kolegji Zgjedhor ka pergjegjesine historike per ti rikthyer sovranit dinjitetin dhe Shqiperise perspektiven Evropiane u shpreh Bushati