E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Procedure e paprecedente presim Kolegjin Zgjedhor

Parlamenti Evropian ka diskutuar mbi procesin zgjedhor ne Shqiperi. Ne mbledhjen e Komisionit per Marredheniet me Jashte ne PE delegacioni qe vezhgoje nga afer zgjedhjet e 8 majit ka nxjerr konkluzione per procesin zgjedhor. Deputetet qe ishin te pranishem ne Shqiperi gjate zgjedhjeve kane dhene konkluzionet e tyre. Kreu i delegacionit Eduard Kukan qe eshte edhe kryetar i delegacionit per marredheniet me vendet e Evropes juglindore u shpreh se institucionet e Evropian duhet te flasin njezeri per situaten e krijuar ne Shqiperi. Kukan beri thirrje qe per ceshtjet e debatueshme mes partive te degjohet zeri i institucioneve kompetente. Michail Tremopoulos deputet i PE-se ishte pjese e delegacionit qe vezhgoje zgjedhjet foli per probleme gjate dites se votimit ku evidentoi probleme me bojen votimin familjare dhe fotografimin e votes. Kurse raportuesi per Shqiperine ne PE Nikolaos Chountis beri thirrje per nderhyrje per zgjidhjen e situates se tensionuar duke paralajmeruar se mund te krijohet nje situate shperthyese. Voctor Bosnitaru deputeti Rumun i PE-se tha se ligji ne Shqiperi po zbatohet me dy standarde pasi maxhoranca nuk pranoi te hape kutite ndersa tani kjo ndodhi. Ai foli edhe per manipulim te rezultatit me ane te numerimit te votave te kontestuara pasi ne nje qender votimi jane gjetur me shume flete votimi se sa votues.

Eduard Kukan Te degjohen ekspert dhe institucionet

Opozita hodhi disa akuza lidhur me presionet si dhe me kartat e falsifikuara te identitetit. Vizituam disa qendra votimit. Polarizimi ishte shume i larte gjate fushates. Ne disa raste vezhguam votime familjare. Pati dhe konfuzion gjate votimit ne qendrat e votimit. Numerimi ishte i centralizuar dhe shkaktoi vonesa ne procedurat e numerimit vecanerisht ne Tirane numerimi vazhdoi shume qate dhe rezultati paraprak u lajmeruar vetem me 14 maj qe tregonte 10 vota perpara kandidatin socialist Rama.

Zgjedhjet u zhvilluan ne menyre paqesore pati disa permiresime te ndjeshme ashtu sic thane dhe vezhguesit e OSBE/ODIHR. Basha kerkoi qe te merren ne konsiderate votat e hedhura gabimisht. KQZ mori vendim 4 me 3 qe shkaktoi debate. Situata politike u tensionua pas vendimit te KQZ-se per te numeruar keto vota. Opozita nisi protestat dhe vendosi te largohet nga parlamenti. Ambasadoret po vazhdojne te bejne diplomaci me dyer te mbyllura duke kerkuar vetepermbajtje. Pas numerimit Basha fitoi me 81 vota. Vendimi perfundimtar do te jepet nga Kolegji Zgjedhor. Kjo do te thote se procesi nuk ka mbaruar akoma.

Disa shenime qe kame dhene vete te gjithe e dine se situata ne Shqiperise eshte perfshire nga mosbesimi politik dhe polarizimi i larte. Pjesemarrja e larte tregoi se njerezit kujdesen dhe e duan vendin e tyre. Ne keto zgjedhje duhet te kishte treguar maturi politike nga lideret. Fatkeqesisht impresioni im eshte qe perkeqesimi i situates na tregoi edhe nje here probleme te qarta. Kjo eshte nje paaftesi per te pasur nje dialog politik dhe per te pasur nje zgjidhje konsensuale. Kam frike se zgjedhjet nuk do te ndihmojne Shqiperine per te kaluar staniaconin politik. Mendoni sikur te vazhdoi me gjate. Do isha njeriu me i lumtur nese dal gabim dhe une i uroj me te miren Shqiperise.

Keto probleme duhen lene per ekspertet edhe institucionet por stabiliteti dhe destabiliteti i vendit do te jete ne duar te partive politike. Ne Parlamenti Evropian mund te flasim vetem me nje ze dhe ai te jete i koordinuar me Komisioni Evropian dhe Keshillin Evropian dhe duhet te kemi parasysh interesin e vendit dhe popullin e tij pasi duhet te jemi te bindur se populli shqiptar meriton shume me teper.

Ne nuk duhet te jemi gjykates dhe ekspertet e ligjit elektoral ka institucione dhe eksperte qe jane me te kualifikuara. Nuk ka asnje pikepyetje se qeveria beri pune te mire per pergatitjen e zgjedhjeve. Kur filloi procesi i numerimit atje ma frike se do te shikojme te njejten sitat si ne qershorin e 2009.

Michail Tremopoulos Probleme gjate procesit te votimit

Isha nje prej vezhguesve nga PE. Kisha mundesine per te krahasuar situaten me te kaluaren pasi nga 90-ta kam qene ne Shqiperi disa here kam qene edhe ne zgjedhjet e 93-it. Ajo qe doja te shtoja eshte Kam informacione shtese. Perfundim im eshte se ne Shqiperi duhet te behen hapa para per te kaluar percarjet. shte ceshtja se familjet e klanet fitojne mbi te gjitha dhe duhen shume perpjekje per te tejkaluar dhe per te ecur perpara ne nje shoqeri civile politike.

Ka patur postera qe benin thirrje per shmangie te votimit familjare mund te duket e cuditshme per nje vend te BE-se por ajo qe kemi pare eshte nje rast specifik dhe se kjo ka ndodhur edhe me pare. Babai shkonte me tre karta identiteti per te votuar per te gjithe familjen. Njerezit mund te votonin afer njerit-tjeter burri dhe gruaja mund te votonin ne te njejten kohe kjo ndodhte edhe ne raste te tjera. Edhe perdorimi i telefonave celulare. Kemi pare duke i perdorur ose per te biseduar ose per te marre foto per voten qe kishin hedhur. Na thane se kishte boje qe parandalonte votimin ne dy qendra por pame qe njerezit nuk kishin boje kishin harruar tia vendosnin. Une e perdora vete bojen dhe per 10 minuta arrita ta hiqja ate. Kukan e vuri bojen por nuk u perpoq qe ta hiqte.

Forcat politike nuk i besojne njera-tjetres. Procedure shume komplekse dhe kjo ishte per te treguar se rezultati eshte transparent por une besoj se problemi eshte te kultura politike ne Shqiperi.

Nikolaos Chountis Mund te kete situate shperthyese

Kemi dy konkluzion sistemi eshte i mire por ka limitet e veta. Kukan dhe koleget nuk munden te na sillnin nje pikepamje te pergjithshme procesi ka limitet e veta. Kemi degjuar per shkelje te ligjit elektoral dhe ky eshte vetem nje aspekt i problemit ka edhe rreziqe te tjera ne procesin elektoral per te patur nje rezultat te besueshem per zgjedhjet . Do te rekomandoje qe te thjeshtezohet procesi elektoral pasi kjo do te perseritet dhe nuk do te largohen asnjehere tensionet dhe rezultati do te kontestohet.

Jeta politike duhet te behet me demokrate. Duhet te presim per nje rezultat perfundimtar ne Shqiperi. Sugjeroj qe institucionet evropiane te vazhdojne te mbajne te hapur ftesen per Shqiperine por duhet bere shume progres. Ne duhet tu themi partive politike se duhet te respektojne njeri-tjetri dhe te kene dialog per largimin e Shqiperise nga kjo situate politike. Zgjedhjet nuk e kaluar krizen politike ndoshta i hodhen me shume benzine zjarrit. Mund te kete krize ekonomike ne horizont pasi Shqiperise do ti duhet te paguaj pasojat e krizes dhe kjo mund ta coje vendin ne nje situate shperthyese. Duhet gjetur zgjidhje politike per te ulur tensionet.

Victor Bostinaru Ne Tirane po ndodh mrekulli me shume vota se votues

Kam marre nje leter nga Presidenti i PE-se Buzek qe e quan te papranueshme sjelljen e Topallit. Dua ta falenderoj per sjelljen dhe kualitetin e deklarates duke e ngritur lart prestigjin e PE-se. Ne 18 maj pas votimi 4 me 3 ne KQZ edhe pse nuk ishte miratuar nje vendim KQZ vendosi te hape kutite. Baza ligjore per te hapur kutite e votimi ishte e paqarte per OSBE/ODIHR. Saktesia ligjore e KQZ eshte nje ceshtje shqetesuese. Ekspertet e BE presin qe procedura e apelimit te jete transparente dhe e ndershme sipas kornizes ligjore ekzistuese.

Heren e kaluar kur socialistet kerkonin hapjen e kutive Berisha tha se eshte e pa pranueshme sepse nuk e lejon kushtetuta. Rrofte kushtetuta duhet ta pranojme por tani kjo nuk duket e tille. Qeveri vendosi te rihap vetem kutite e votimit ne Tirane por vetem disa qe vetem nje parti te fitonte. Procedurat jane te paprecedente. Ne nje qender votimi u gjeten me shume flete votimi se sa votues. Si eshte e mundur qe kjo mrekulli te ndodh ne Tirane.

Do tju ftoja qe ta merrni ne konsiderate ajo qe duhet te bejme tani per te shamgur krizen kryesore Shqiperia mund te perballet eshte se duhet te flasim me nje ze te vetem. Te kerkojme qe cdo vendim te respektoje kornizen ligjore dhe asgje tjeter dhe kushtetuten. Dhe jo te mbetet njera ane sepse keshtu ne mund te nxisim dhunen.

Ioannis Kasolide Sistemi gjyqesore shpresa e fundit

Le tu lejme sistemit gjyqesor qe te pakten sistemi gjyqesor te funksioni ne Shqiperi se pastaj eshte e kote qe te flasim per anetaresim ne BE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›