Brukseli nis ndeshkimin politik ndaj Tiranes
Keshilli i Ministrave te Jashtem nuk miratoi marreveshjen kuader BE-Shqiperi per pjesemarrjen ne operacionet e menaxhimit te krizave. Burime diplomatike nga ky takim rrefyen per Top Channel se ne kete situate ku ndodhet Shqiperia nuk u gjykua me vend pjesemarrja e saj per te zgjidhur kriza ne vende te treta. Nderkaq zedhenesja e shefes se Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian Catherine Ashton Maja Kosiancic deklaroi se pozicioni i BE-se mbi Shqiperine eshte shume i qarte. Ne duam te shohim finalizimin e shpejte te procesit zgjedhor ne Shqiperi ne respekt te rregullave e procedurave te percaktuara dhe u kerkojme udheheqesve politike qe te kapercejne situaten aktuale me qetesi dhe me pergjegjesi politike. Ne duam te shohim Shqiperine qe te tregoje pjekuri demokratike e domosdoshme kjo per te ecur perpara ne perspektiven europiane. Nderkaq Kosiancic ne lidhje me punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve tha se Ne besojme se KQZ-ja nevojitet te perfundoje mandatin sipas Kushtetutes e kuadrit ligjor vendas. Po e ndjekim kete proces e sapo te perfundoje ai do te mund te kete dhe ankesa por sic e thashe ne duam te shohim nje perfundim te shpejte te procesit ne menyre qe te kemi rezultatet per gjithcka ne nivelin lokal. Mendoj se eshte e rendesishme per autoritetet ne Shqiperi qe te vijojne e te punojne ne fakt ne problemet e verteta.