E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana le komisioneret e gjithe vendit pa rroga

Zvarritja

Zvarritja e procesit te numerimit te votave per Bashkine e  Tiranes ka lene pa leke te gjithe ata persona qe u angazhuan per  procesin zgjedhor. Behet fjale per komisioneret e qendrave te votimit dhe atyre te Komisioneve Zonale Administrative. Gjithashtu pa u paguar rezultojne edhe trajnuesit e komisionereve  te dy fazave te zgjedhjeve votimit dhe numerimit. Fenomeni i mospageses se komisionereve dhe trajnuesve eshte shtrire ne te tre rrethet e Qarkut Fier Lushnje dhe Mallakaster. Lajmi behet i ditur per gazeten nga perfaqesuesit e KQZ ne te tre rrethet. Keta kane deklaruar se duhet te ishte kryer me kohe pagese e trajnuesve nderkohe qe duhet te kishte nisur pagesa e komisionereve. Sipas perfaqesuesve te KQZ ne Qarkun e Fierit mesohet se dokumentimi i plote i procesit ka perfunduar qysh prej dhjete ditesh nderkohe qe nga KQZ nuk eshte kthyer asnje pergjigje zyrtare lidhur me nje afat te mundshem te pagesave.

Justifikimi i vetem qe vjen prej perfaqesuesve te KQZ ne Fier Lushnje dhe Mallakaster eshte angazhimi me numerimin e votave te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›