Berisha: ODHIR të sjellë mision të gjerë për zgjedhjet

Në takim, kryeministri garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tyre të rëndësishëm.
Pasi vlerësoi lart rolin e OSBE-së dhe ODIHR-it në zgjedhjet e shkuara, Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin e plotët të tij personal dhe të qeverisë, në përputhje me rolin që i përcakton ligji, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së.
Ai theksoi se maxhoranca mbështet çdo përpjekje të mundshme për reformim dhe përmirësim të procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-së, në përputhje me rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it. Përfaqësuesit e ODIHR-it theksuan se organizata e tyre e ka konstatuar dhe vlerësuar progresin e bërë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, si dhe shprehën gatishmërinë për kontribuar me asistencën e tyre dhe praninë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Në përfundim, kryeministri ftoi ODIHR-in të sillte misionin më të gjerë të mundshëm për vëzhgimin e zgjedhjeve, si kontribut për rritjen e transparencës së zgjedhjeve, ftesë e cila u vlerësua shumë nga misioni i ODIHR-it./Start/
2011-01-19 15:51
[