E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficerë amerikanë trajnim policisë kufitare në Durrës

 Programi i trainimit është planifikuar që të ndihmojë oficerët e kontrollit kufitar të Policisë Shqiptare të dallojnë dokumenta false udhëtimi për të rritur kështu sigurinë kufitare.

Gary Bullard, Drejtues i Programit ICITAP të Departamentit të SHBA, tha: “Ambasada e SHBA, nëpërmjet ICITAP, është e lumtur të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm profesional te oficerëve të zbatimit të ligjit ne Policinë e Shtetit Shqiptar.”
 
Trainimi është pjesë e përpjekjes së vazhduar të Ambasadës së SHBA nëpërmjet ICITAP-it, për të asistuar Policinë e Shtetit Shqiptar në përpjekjet e tyre për modernizim. /Start/

                                                                                             2011-01-19 15:50
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›