OSBE/ODIHR: Kodi, nuk ka procedurë për kutitë gabim

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 8 majit. Në këtë raport, vlerësohet se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe konkurruese dhe se votimi në 8 maj ka qenë i mirë, por ka pasur probleme në 10% të Qendrave të Votimit.
OSBE/ODIHR thekson në raportin përfundimtar se 2 partitë e mëdha nuk përmbushën detyrimet. Përsa i përket Kodit Zgjedhor, raporti nënvizon se Kodi nuk ka procedurë për votat në kutitë e gabuara, të cilat sollën mosmarrëveshjet.
“KQZ dhe KZAZ nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor. Procesi zgjedhor shumë i gjatë. Kishte vonesa të kota”, vijon raporti i OSBE/ODIHR.
Sipas OSBE/ODIHR zgjedhjet ishin të mira në 384 qendra votimi, por veçon faktin se ka pasur presion ndaj administratës dhe se pjesëmarrja e grave ka qenë e ulët në zgjedhje.