E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Obames: Presim me padurim te punojme me ju

Kryeministri Sali Berisha i ka derguar nje leter Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama me rastin e marrjes se detyres, ku i pohon se eshte ne pritje te nje bashkepunimi te ngushte.

Ne leter, Berisha i dergon fillimisht urimet me rastin e marrjes se "detyres me te larte te planetit, ate te Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te vendit te madh te lirise". Per Berishen, inaugurimi i Obames si Presidenti i 44-t i SHBA-se eshte "nje ngjarje vertete epike per kombin dhe vendin tuaj te madh". Por, me 20 janar, thekson Berisha, "se bashku me ju, u inaugurua, si Presidenti i SHBA-se, endrra amerikane, ndryshimi i madh i vendit tuaj dhe mbare botes". Ne kete pike, Berisha e cileson misionin e Obames, si "historik".

Duke vijuar letren ndaj Presidentit me te ri te SHBA, Berisha i jep atij nje informacion historik mbi vendin tone: "Ne shqiptaret jemi nje komb, qe ne historine tone tejet te gjate, te mbijeteses se veshtire, kemi perjetuar vuajtje, copetime, pushtime, diktatura te egra, qe kane kercenuar identitetin dhe ekzistencen tone". Ketu, kryeministri thekson: "Por, serish ne kemi qene me fat, se, ne castet me kritike, kemi patur mbeshtetjen e vendit dhe kombit tuaj te madh, e cila ka qene percaktuese per fatet tona, ndaj per kete, te ne shqiptaret ekziston nje vetedije e thelle dhe mirenjohje e pakufishme per vendin tuaj".

Berisha pohon ne letren ndaj Obames, se SHBA-ja i ka dhene Shqiperise nje ndihme te pacmuar per ndertimin e demokracise, bazuar ne tregun e lire, ndertimin e shtetit ligjor dhe integrimin euroatlantik te saj. Kurse evidenton se "per mua dhe qeverine time, marredheniet me SHBA-ne perbejne nje perparesi madhore". Prandaj Berisha shfrytezoi rastin ne leter, te siguroje Obamen se "qeveria shqiptare dhe une personalisht jemi teresisht te vendosur e te angazhuar dhe presim, me padurim, te bashkepunojme ngushtesisht me ju, zoti President, dhe me administraten tuaj, per te forcuar edhe me tej, ne te gjitha fushat, marredheniet e shkelqyera, miqesore e luajale, qe lidhin dy vendet tona dhe popujt tane miq, si ne kuadrin dypalesh, edhe ne kuadrin shumepalesh, ne vecanti, ne kuader te Aleances se Traktatit te Atlantikut te Veriut".

Kryeministri ka kerkuar te garantoje Obamen edhe se "Shqiperia eshte dhe mbetet e vendosur te mbeshtese SHBA-ne, aleatin me te madh e strategjik te kombit shqiptar, dhe NATO-n, ne te gjitha perpjekjet per paqe e siguri, ne rajon e me gjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›