"Pse duhet të rikthehet Nano"

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" ka bere nje skaner, te gjithe situates politike ne vend. Teksa ka komentuar zhvillimet ne kampin e majte, vajtja ne zgjedhje me dy koalicione, ai nuk ka munguar te shprehet ne lidhje me ndonje rol te mundshem te ish-kryetarit socialist, Nano, ne rast se fillon politiken aktive, pas kthimit dy net me pare ne sallen e Kuvendit. Milo tha se Nano, ne rast se vendos qe votat e tij t'i bashkoje me koleget e se majtes, atehere ky eshte nje kontribut i dobishem per fitoren. Njeheresh, Milo thekson se levizjet e Metes jane taktike deri me tani, nderkohe qe shprehet kunder ligjit te "Dosjeve" si dhe vlereson MSA-ne dhe integrimin e vendit.
Ka vetem disa dite qe ka kaluar ne heshtje ligji i "Dosjeve". Kane filluar edhe doreheqjet e para ne drejtesi. Cili eshte qendrimi juaj?
Qendrimi yne ndaj ligjit per "Dosjet" ose te lustracionit, per menyren se si u diskutua dhe se si erdhi ne Kuvendin e Shqiperise, ka qene i papranueshem, ne nuk e kemi votuar dhe jemi bashkuar me te gjitha zerat e politikes shqiptare, por edhe te institucioneve nderkombetare dhe te qeverive partnere e mike, qe e kane kundershtuar ate. Nuk jemi per te mos u hapur dosjet dhe per te mos u mbyllur ky kapitull, kaq shume i dhimbshem i se kaluares, dhe kete e kemi bere publike prej shume kohesh. Por ne kemi nje perqasje tjeter nga ajo qe serviri Partia Demokratike dhe mazhoranca. Ne nuk kemi synuar asnjehere qe ta perdorim kete ligj si nje instrument politik, per te bere presion dhe per te arritur synime te caktuara, te njohura prej kohesh dhe qe kane qene e mbeten objektiva paresor te kryeministrit Sali Berisha. Qe do te thote, ne radhe te pare vendosjen e kontrollit mbi institucionet e drejtesise dhe vecanerisht ne gjykata. Ky ligj per menyren se si eshte konceptuar, i bere ne prag te fushates elektorale, ka padyshim edhe synime qe llogarisin efekte shtrenguese ndaj kundershtareve dhe elektoratit shqiptar, per diten e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ajo cka mua me ben optimist se ky ligj nuk do te kaloje, nuk do te zbatohet ne praktike, eshte jo vetem baza antikushtetuese e tij, jo vetem refuzimi qe i ka bere opozita dhe kundershtimin qe po i bejne institucionet nderkombetare, por, une kam besim me shume tek reagimi i opinionit publik shqiptare. I shqiptareve te thjeshte, te cilet shohin qarte qe atyre po u rikthehet me te gjitha karakteristikat, brutalitetin dhe etjen e pakufishme per pushtet dhe kontroll te institucioneve, njeriu qe quhet Sali Berisha, njeriu i vitit 1996-1997. Kjo eshte e frikshme. Kjo eshte e rrezikshme. Sali Berisha e dashuron pushtetin, por njekohesisht e keqperdor ate. Ai sillet me te si me nje send qe vlen shume, por perdoret keq. Jam i bindur qe nuk do te kaloje. Gjykata Kushtetuese do ta rrezoje, sepse eshte i paligjshem dhe ne fund e gjithe kjo perpjekje e kryeministrit tone te nderuar, do te perfundoje ne nje tullumbace, qe do shfryhet shume shpejt.
Do ta mbeshtesni kerkesen e Partise Socialiste ne Gjykaten Kushtetuese per anti-kushtetutshmerine e ketij ligji?
Patjeter qe do ta mbeshtesim, pasi ne jemi ne te njejtin front per ta kundershtuar kete tentative te uzurpimit te institucioneve te drejtesise. Kemi qene dhe jemi kunder menyres se si po ushtrohet nje presion i dhunshem kunder Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates Kushtetuese, Keshillit te Larte te Drejtesise, kunder Gjykates se Larte, me pak fjale, kunder tere sistemit. I cili nuk eshte i perkryer, i cili ka dobesite e veta te theksuara, i cili duhej te reformohej, por jo ne kete menyre sic po serviret se po behet, por krejt ndryshe. Pervojat jane, mungon vetem vullneti politik per te bere reforma te verteta, me standarde evropiane ne Shqiperi.
Kemi vetem 5 muaj kohe ne momentin qe vendi yne do te hyje ne zgjedhjet e pergjithshme. Ka filluar procesi i shperndarjes se kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. A mendoni se do te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme, qe mund te garantojne nje rezultat te sakte?
Nga ritmet me te cilat po shperndahen kartat e identitetit dhe per nga sistemi burokratik qe eshte vendosur per shperndarjen e tyre, kam frike se nuk do te realizohet ose do te behet me qellim dhe ne menyre te diferencuar, qe te jepen karta identiteti atje ku i intereson mazhorances aktuale dhe qeverise se saj, dhe te mos jepen atje ku e dine qe nuk votohet per ta. Se si rregullohet kjo nga pikepamja teknike, administrative, kete e dine shume mire ustallaret e Partise Demokratike, qe merren me kete problem.
Ne rast se nuk pajisen te gjithe shqiptaret me karta identiteti, mund te bojkotoje opozita procesin zgjedhor?
Opozita nuk deshiron bojkot, sepse eshte e sigurt ne fitore. Opozita nuk deshiron as shtyrje te dates se zgjedhjeve, sepse jane te gjitha mundesite, nese punohet ashtu sic edhe po propozon opozita, qe te behen zgjedhjet ne diten e caktuar. Por kurrsesi opozita nuk do te lejoje qe te shkohet ne zgjedhje, pa u pajisur te gjithe shtetasit shqiptare, qe kane te drejten e votes, me karta identiteti. Nuk besoj qe zoti Berisha te perserise marrezine e vitit 1996, se do te ishte nje bumerang tjeter shkaterrimtar per te, nuk e besoj!
Aktualisht kemi nje opozite te percare, te ndare ne dy koalicione, si do te ndikoje kjo ne votat e se majtes?
Nuk ka asnje ndikim negativ per mendimin tim, nuk dua qe te jem optimist pa baza. Elektorati i majte, rendesi ka qe nuk shkon te votoje djathtas. Po elektorati patjeter qe ne te ardhmen e afert, kur fushata elektorale te kete hyre ne hulline e vet, do te dije te orientohet, sepse njerezit kane nje sens dhe nje nuhatje, me ke shkon fitorja dhe kush e garanton ate. Personalisht gjithnje kam dashur dhe jam perpjekur qe e majta te shkoje bashke, por nuk varet nga une, po varet nga shume te tjere. Cdo parti politike ka integritetin e saj, ka interesat e saj partiake dhe individuale. Prandaj ne kete rast pergjegjesia e cdo vendimi per te shkuar vec, do te rendoje mbi subjekte dhe individ te vecante politik.
Sa gjasa ka qe opozita shqiptare te hyje e bashkuar ne zgjedhje?
Qe te mos flasim me perqindje, gjykuar nga sa po shoh sot, nuk ka gjasa qe opozita te shkoje e bashkuar. Por thashe qe nuk eshte ndonje fatkeqesi e madhe, sepse elektorati i majte shqiptar do te dije te orientohet dhe ne fund te fundit, ai do te votoje vetem majtas, per te dhene mundesi qe pas zgjedhjeve, e gjithe e majta, te gjithe segmentet qe e perbejne ate, te mund te kompozojne qeverine e ardhshme shqiptare.
Po kemi rastin konkretin, ne bashkine e Tiranes, ku votat e LSI-se iu bashkuan PD-se kunder buxhetit. A eshte ky nje paralajmerim ne PS qe, nese nuk plotesohen kerkesat e LSI, mund te kete edhe nje bashkim votash djathtas?
Besoj se jane ashtu sic i quani edhe ju analistet, ballone prove ose prove forcash, te cilat kane sezonin e tyre kur shfaqen, por qe nuk jane dhe s'mund te jene strategji per nje parti qe quhet e spektrit te majte. Mund te jete nje emocion, mund te jete nje levizje taktike, por nuk eshte strategji, per kete jam i bindur.
Ne seancen e pare parlamentare pame ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano. A mendoni se eshte nje kthim ne jeten aktive politike? Cfare do te thote kjo?
Nuk e di. Nuk kam kontakt me te. Ndoshta eshte vizita e tij e radhes, nje here ne gjashte muaj. Do te uroja te ishte ndryshe.
Qe do te thote...?
Nje pjesemarrje aktive ne politiken shqiptare, ne opoziten shqiptare.
Do te ndikonte kjo ne votat e majtes?
Cdo individ politik i te majtes qe ka drejtuar partine me te madhe ne pushtet dhe opozite, qe ka qene kryeminister, patjeter qe ka nje influence te konsiderueshme dhe gjithnje eshte i dobishem, kur energjite dhe vullnetin politik e bashkon me koleget e tij, ne emer te realizimit te objektiva madhore, qe e majta dhe opozita kane ne te ardhmen.
Vendi i fundit, Greqia, ratifikoi MSA-ne me Shqiperine, i cili ishte vendi i 27-te dhe i fundit anetar i Bashkimit Evropian, duke mbyllur procesin e MSA-se per vendin tone. Si e vleresoni ju kete proces dhe kur eshte momenti i duhur per te paraqitur kerkesen e vendit si kandidat?
Me ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit nga Parlamenti grek, u mbyll nje etape e rendesishme ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Hyri ne fuqi MSA. Pa dyshim qe perfundimi i nje etape do te thote qe do te filloje nje etape tjeter. Por ketu duhet te kemi parasysh qe sapo ka filluar etapa e dyte, ose jemi ne prag te fillimit te etapes se dyte, qe eshte shume me e rendesishme, shume me e pergjegjshme, me detyra shume here me te medha per te arritur standardet e duhura te nje vendi kandidat per anetar ne BE. Partneret tane evropiane duan te shikojne ne radhe te pare se si do te zbatohet MSA dhe ata kane bere thirrje qe te mos ngutemi pa dhene prova, pa pare se sa jemi ne gjendje te plotesojme, te zbatojme kete marreveshje qe sapo ka hyre ne fuqi. Megjithate, kjo eshte nje ceshtje relative, qeveria aktuale kerkon ta beje kerkesen per statusin e vendit kandidat, per ta pasur si nje tregues tjeter per fushaten elektorale qe po vjen. Asgje me shume, sepse nga Brukseli mesazhet kane qene te qarta, pa pare se si do te zhvillohen zgjedhjet e 28-qershorit, se nese ato do te jene ose jo te lira dhe te ndershme perfundimisht ne Shqiperi, nese ato do te arrijne standardet e kerkuara evropiane, nuk do te kete asnje levizje, asnje mesazh nga BE. Kjo qe po them eshte e konfirmuar. Ajo cka duan te bejne eshte per momentin, nje levizje taktike me prapavije politiko-elektorale. Do t'i shikojme muajt qe do te kalojme dhe per fat te keq, ne kete rast koha do te me jape mua te drejte.
Barak Obama mori dje zyrtarisht postin e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sa do te ndikoje nderrimi i administrates, karshi Kosoves dhe Shqiperise?
Kjo eshte nje pyetje hipotetike qe nuk mund te marre sot nje pergjigje te plote. Ajo qe deshiroj une te nenvizoj eshte se, politika amerikane ne rajon ndaj Shqiperise dhe ndaj Kosoves, nuk percaktohet aq shume nga ndryshimi i administrates ne Shtepine e Bardhe. Sigurisht qe ka ndikim, por politika amerikane ka disa principe baze, te cilat respektohen nga te gjitha administratat qe qarkullojne dhe ka interesa strategjike, qe nuk mund te ndryshojne sepse per to eshte votuar nga dy partite e medha qe ekzistojne ne SHBA dhe qe alternohen ne Kongresin Amerikan. Pra, nuk eshte politika e jashtme amerikane thjesht dhe vetem nje prerogative e Presidentit apo e Departamentit Amerikan te Shtetit. Por, eshte nje teresi vendimesh te marra ne menyren kolegjiale, vecanerisht per ceshtje te medha. Prandaj une mendoj qe Barak Obama dhe Hilari Klinton ne Departamentin e Shtetit, do te vazhdojne ne traditen e administrates demokrate te Bill Klintonit dhe ne mbeshtetje te Kosoves dhe Shqiperise, ne traditen e administrates qe sapo la pushtetin e Xhorxh W. Bush dhe nuk do te kete ndryshime. Perkundrazi une pres me shume interes dhe jam i bindur qe do te kete nje angazhim me dashamires, ndaj Shqiperise dhe Kosoves.