E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Klosi Emrat e rinj ne Partine Socisliste vendos vota

Kongresi i Partisë Socialiste nuk do të ketë në qendër të vëmendjes së tij diskutimin apo për më tepër përjashtimin e deputetëve që mendojnë dhe veprojnë ndryshe sipas sekretarit organizativ, Blendi Klosi.

Ai sqaron se rinovimi i strukturave më të larta do të bëhet në bazë të votës së delegateve dhe kushdo që ka votat e tyre do të arrijë të rizgjidhet, siç parashikon statuti.

Klosi vë në dukje se sulmet për procesin e zgjedhjes së delegatëve janë të dënueshme.

Në përgjigje të akuzave të Arben Malajt, Klosi thotë se ky proces është transparent dhe askush nuk mund ta kontrollojë.

Klosi është mosbesues ndaj mundësisë se krijimit të një partie të re brenda të majtës dhe rezervohet të japë mendimin e tij mbi këtë opsion.

Partia e re brenda të majtës është një artikulim i ditëve të fundit nga disa zyrtare socialiste të njohur për qëndrimet e tyre ndryshe nga Edi Rama.

Por edhe një nga figurat tradicionale të së majtës, Servet Pëllumbi u shpreh skeptik mbi këtë nismë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›