E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita, ne krize te thelle

Kryeministri Sali Berisha, gjate fjales se tij ne Parlament u eshte drejtuar deputeteve te opozites, duke i akuzuar ata per shpifje dhe per mosvleresimin e nje seri arritjeve te qeverise.

Nga njera ane kryeministri e ka vene theksin tek ratifikimi i protokollit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ndersa nga ana tjeter ka akuzuar opoziten per manipulim te ngjarjeve.

“Kolege deputete, ju gjej ne nje krize te thelle. Ju nuk dini te beni vleresime. Ne prill, nderkohe qe kreret e shtetit ishin thirrur ne Kroaci nga presidenti Bush per te festuar anetaresimin ne NATO, Rama thirri mitingun e turpit duke ngritur flamujt e tij, por jo ate te NATO-s. Me 9 korrik, perfaqesues te 26 vendeve anetare te NATO-s bashke me sekretarin Shefer firmosen protokollin e anetaresimit te Shqiperise. Kurse ju u morret me llomotitje, nuk e pershendetet. Ne shtator ju manipulonit te vdekurit dhe therrisnit mitingje makabre. Askush ne bote nuk ka thirrur miting per te manipuluar te vdekurit. Juve nuk i kushtuat rendesi as firmosjes se protokollit nga Senati i SHBA dhe edhe pasi ngjarja doli se ishte aksident, nuk kerkuat as ndjese, si akti minimal qe mund te benit”, eshte shprehur Berisha.

Me tej kryeministri ka vleresuar edhe viziten e sotme ne Tirane te ministrit te Jashtem italian Franco Frattini, i cili paralajmeroi liberalizimin e vizave.

“Gjithashtu dua te shtoj se sot eshte nje dite e madhe pasi sot ne Tirane, ministri i Jashtem italian iu tha shqiptareve se vizat do te liberalizohen ne vitin 2009. Cfare doni ju?”, i eshte drejtuar Berisha opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›