E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fazlliç” në Kuvend, Braçe: Nuk heqim dorë nga mocioni

Çështja “Fazlliç” ka qenë përsëri pjesë e debatit të sotëm në Kuvend, ku nënkryetari i grupit parlamentar të PS Erjon Braçe ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën për mocion debati me kryeministrin Berisha. 

TIRANË - Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Erjon Braçe ia ka kërkuar kryeministrit Berisha të flasë për çështjen “Fazlliç”. Braçe ka rikujtuar edhe një herë mocionin për debat kërkuar më parë nga Partia Socialiste, duke shtuar se kryeministri duhet të marrë guximin dhe të flasë për këtë çështje.

“Ne nuk heqim dorë nga mocioni”, ka thënë Braçe duke akuzuar kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli se ka neglizhuar kërkesën e tyre duke shkelur edhe rregulloren. “Në parlament nuk ka ndodhur ajo që parashikon rregullorja në nenin 98. Berisha na u betua se do të ishte seanca më transparencë e krimit, por prej asaj dite Berisha nuk është dukur më, përkundrazi është fshehur” , ka deklaruar Braçe në fjalën e tij në Kuvend. “Berisha është shumë i përfshirë në këtë çështje dhe ne e duam në debat. Ai duhet të vijë të tregojë përgjegjësinë e tij”, shtoi Erjon Braçe.

Ndërkohë pas fjalës së Braçes, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli i është përgjigjur ankesës së nënkryetarit të grupit parlamentar të PS duke thënë se kërkesa e opozitës është marrë në shqyrtim dhe brenda 30 ditëshit do të realizohet duke shtuar se është duke respektuar rregulloren.
(a.s/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›