Ndërrohen drejtorët e Shëndetit Publik në Sarandë dhe Delvinë
Zgjidhen drejtorët e rinj të Shëndetit Publik në Sarandë dhe Delvinë, njëkohësisht edhe drejtorë të spitaleve të qytetit. Pas largimit të Dhimitraq Lapës i PDK-së, vjen në këtë post Arben Vogli, i PR. i zgjedhur nga ministria Godo.
SARANDE/DELVINE- Si në Sarandë ashtu edhe në Delvinë është bërë ndërrimi i drejtorëve të Shëndetit Publik. Vendin e Dhimitraq Lapës, drejtor i Shëndetit Publik në Sarandë, njëkohësisht edhe drejtori i spitalit të këtij qyteti e ka zënë Arben Vogli, kryetar i degës së Partisë Republikane në këtë qytet. Ndërsa në Delvinë Bilal Loboçi, i Ndokës e ka liruar karrigen për mjekun Ilir Gazeli.
Loboçi për këtë ndërrim është shprehur se “të vjen keq të largohesh nga një vend pune dhe të lesh përgjysëm një program të nisur”. Më tej ai shtoi se shkak i largimit të tij nga ky pozicion ishte pozicionimi i tij si kryetar i Partisë Demokristiane.
Ndërsa kryetari i sapo emëruar Artan Vogli pas marrjes se detyrës u shpreh “është një përgjegjësi e madhe që marr sot, pasi shëndetësia është një nga vendet më probleme më të ndjeshme. Si objektiv të punës së tij Vogli ka vendosur kthimin e besimit të njerëzve tek Spitali i tyre, “objektivi im i punës do të jetë kthimi i besimit të njerëzve tek spitali i Sarandës”.
Në Sarandë dorëzimi është bërë në prani të personelit të mjekëve dhe infermierëve, ndërsa ish drejtori dhe drejtori i ri kanë uruar njëri-tjetrin duke dhënë kështu një model qytetarie. (a.r/news24/balkanweb)