Brace: Berisha te jape llogari per Fazllic

Brace e ka vene theksin tek ceshtja “Fazllic”, per te cilen ka kerkuar llogari nga kryeministri, si dhe tek shkelja e rregullave te Kuvendit sipas tij nga kryetarja Topalli.
“Ketu ne Parlament nuk ka ndodhur ajo qe parashikon rregullorja e Kuvendit per mocionin. Jam i habitur se si ndodh kjo, jo vetem sepse kryetarja shkel rregullat, por i shkel ato me shume se kryeministri i saj. Ai tha se e pranonte mocionin, por prej asaj dite Berisha nuk eshte dukur me dhe eshte fshehur pas trendafilit ne xhaketen tende, zonja kryetare”, ka pohuar Brace.
Me tej nenkryetari i grupit kuvendor socialist ka rikonfirmuar qendrimin e PS per te mos hequr dore nga mocioni dhe ka shprehur shqetesimin per sulmet e qeverise ndaj institucioneve kushtetuese.
“Ne nuk kemi hequr dore nga mocioni per debat me Berishen. Ne jemi te shqetesuar per veprimtarine kriminale te Fazllic dhe sulmet e kryeministrit ndaj institucioneve kushtetuese”, ka shtuar Brace.
Por menjehere ka reaguar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka dhene garancine e saj se mocioni do te behet.