E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Qeveria kerkon te kontrolloje institucionet

Opozita e majte eshte bashkuar ne vleresimet e saj negative ndaj perpjekjeve te mazhorances per te kontrolluar drejtesine.

PS dhe LSI kane konsideruar ligjin per prokurorine dhe ate per pushtetin gjyqesor si tentativa te hapura te qeverise per te uzurpuar institucionet e drejtesise.

“Jane nismat me te erreta te para ndonjehere nga pushteti gjyqesor pas kohes se komunizmit. Te gjitha keto projektligje synojne hakmarrjen e kryeministrit ndaj drejtesise, qe po hetone lidhjet e kryeministrit”, ka deklaruar keshilltari ligjor i PS, Ylli Manjani.

Ndersa nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi eshte shprehur: “Vite me pare Berisha shfrytezoi flamurin e anti-komunizmit per te kapur institucionet dhe per te luftuar kundershtaret politike. Ndersa sot synohet kapja e institucioneve per te shantazhuar kundershtaret politike”.

Sipas opozites, qeveria po kerkon ne kete menyre te beje presion edhe ndaj prokurorise, e cila po heton aktualisht ceshtje te medha korrupsioni ku dyshohet te jene perfshire zyrtare te larte te shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›