Idrizi per ABC News Censusi nje proces statistikor te gjithe shqiptaret duhet te marrin pjese ne te
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, gjatë një bisede në studion e "ABC News" tha se dy amendamentet e propozuara nga partia e tij për Censusin, garantojnë cilësinë e procesit të regjistrimit.
Sipas Idrizit, deklarimet për fenë dhe etninë do të verifikohen në përfundim të procesit dhe në rast të përgjigjeve abuzive, qytetarët do të gjobiten sipas ligjit.
Idrizi e cilësoi kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, si një të jashtëm që kërkon të përfshihet në çështjen çame, ndërsa kritikoi thirrjet e tij për grisjen e formularit te censusit.
Ai ka theksuar se censusi është një proces statistikor dhe se të gjithë shqiptarët duhet të marrin pjesë në të.
Idrizi deklaroi se qytetarët duhet të përgjigjen saktë, qartë dhe në mënyrë të besueshme.
Ai sqaroi dy amendamentet që i janë bërë ligjit për censusin të cilat sipas tij, garantojnë tashmë që të dhënat prej këtij procesi, të mos jene të deformuara përsa i përket deklarimit të fesë dhe etnisë.
Idrizi sqaroi se ligji parashikon një riverifikim të të dhënave pas përfundimit të regjistrimit në rast se qytetarët kane pranuar t’i përgjigjen pyetjeve fakultative për etninë dhe fenë.
Së fundi, duke folur për debatin politik në vend, Idrizi dha qëndrimin e PDIU-se persë i përket zgjedhjes së Presidentit, i cili sipas tij, duhet të bëhet thjesht e vetëm siç është parashikuar në Kushtetutë, me shumicë të thjeshtë votash.