Berisha Opozita po pengon integrimin e vendit
“Mbetem tërësisht i hapur për dialog sipas Kushtetutës, por nuk mundem t’i shkelmoj parimet e saj. I gatshëm, të adresojmë reformën zgjedhore”.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë.
Duke shtuar se “ne nuk do ta bllokojmë procesin e integrimit, por për dialog politik duhen dy palë”.
“Ishte e pamundur që të pranoheshin të gjitha kërkesat e opozitës. T’i hartojmë amendamentet dhe t’i votojmë.
Reforma zgjedhore është plotësisht e zgjidhshme.
Ajo do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare”, tha ai në lidhje me reformën zgjedhore.
Duke iu drejtuar më pas kryesocialistit, kreu i qeverisë tha se ai kërkon fitoren në tavolinë.
“Një shumicë nuk mund të shndërrohet kurrë në pakicë.
Por ky zotëri e ka gjetur veten në pozicion bllokimi. Ai kërkon t’u hedhë hi syve të shqiptarëve. Opozita ka shpikur një bursë shpifjesh, ajo çdo ditë shpif edhe trillon.
Opozita po pengon integrimin e vendit”, shtoi ai.
Sipas Berishës, është e rëndësishme që të miratohen ligjet me 3-5/at e votave.
“Ligjet që duhet të votohen, përmirësojnë vendin.
Ndërsa duke iu referuar rolit të Presidentit, Berisha tha se “Topi nuk mund të bëjë atë që i thotë Rama”.