Haxhinasto-Sekui Progres-Raporti duhet pare si nje shans per vendin
Ndërsa mori në dorëzim Progres-Raportin e Komisionit Evropian, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vlerësoi se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të fokusohen tek adresimi i menjëhershëm i çështjeve që ngrihen në këtë raport.
Ai vuri në dukje se Plani i Veprimit që përmbledh angazhimet dhe detyrat që duhen plotësuar sipas 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, mbetet pikëprerja më e mirë për të bashkuar të gjitha energjitë dhe vullnetet politike në vend për të arritur progres të prekshëm në fushat e përcaktuara si prioritare.
Në rast se kjo situatë e re në parlamentin shqiptar do të arrijë të japë rezultate të prekshme, rezultate konkrete vërsa i takon reformave që duhet të bëjë vendi, atëherë vendet anëtare në këshillin e dhjetorit të këtij viti, ka shumë mundësi të realizojnë një motivim të ri për një shpejtësi të re për integrimin Europian të Shqipërisë
Nga ana e tij, ambasadori Sekui tha se raport-progresi duhet parë si një shans dhe një mundësi e re për vendin tonë.
“Ne ramë dakord që progres raporti i KE-së është një mjet i duhur përsa i përket të ardhmes, si dhe një mundësi për vendin. Progres raporti është një mjet për t’i bashkuar, në mënyrë që të ecet përpara në rrugën e integrimit evropian”, tha ai.